Hovenier: Ne e mbështesim Kosovën si shtet të pavarur demokratik dhe sovran

Ambasadori amerikan në Kosovë ka vlerësuar se ka një hap pozitiv nga takimet e ndara të Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç me liderët e shteteve kryesore të BE-së.


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka vlerësuar se ka një hap pozitiv nga takimet e ndara të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç me liderët e shteteve kryesore të BE-së.

“Mendoj se duhet ta shohim atë takim si mundësi të jashtëzakonshme që kancelari i Gjermanisë, presidenti i Francës, kryeministrja e Italisë së bashku me Përfaqësuesin e Lartë Borrell, me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Mishel dhe të tjerët të ulen dhe të flasin ndaras me secilin prej tyre për të parë ku qëndrojnë gjërat dhe për të kërkuar që të frymëzojnë përparim në këtë proces”, tha ambasadori Hovenier në emisionin “Politiko” në Kanalin 10 sipas Kosovapress.

Sipas tij kjo pasqyron seriozitetin e bashkësisë ndërkombëtare dhe veçanërisht të udhëheqjes evropiane për të vënë këtë proces në fazë tjetër.

“Nëse e lexoni deklaratën e tyre të përbashkët, sepse ata dhanë deklaratë të përbashkët më 27 tetor, aty janë disa gjëra të rëndësishme. Aty janë shprehur disa pritje të rëndësishme; pritjet që palët të përmbushin zotimet e tyre për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Ata e vënë në pah se kjo duhet të bëhet pa parakushte, pa vonesa dhe vënë re se Kosova veçanërisht duhet të ecë përpara me zotimin e saj për zbatimin e plotë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe siç thonë në deklaratën e tyre, ata njëkohësisht presin që Serbia të përmbushë zotimin për “njohjen de facto”, tha ai.

I pyetur nëse ky takim ka nxjerrë diçka konkrete për procesin e dialogut, ambasadori u shpreh që po, duke theksuar se nuk është e domosdoshme që të këtë nënshkrim të marrëveshjeve.

Ambasadori theksoi se “ndërsa ne e pranojmë interesin e Kryeministrit Kurti për të pasur një nënshkrim, mendojmë se është shumë më pak e rëndësishme sesa rëndësia aktuale që të ecim përpara me zbatimin e plotë të gjitha detyrimeve të marrëveshjes nga të dyja palët”.

“Epo, ne nuk jemi neutral. Ne e morëm vendimin në vitin 2008. Ne e mbështesim Kosovën si një shtet të pavarur demokratik, sovran. Unë ndonjëherë e krahasoj si pjesë të këtij procesi me shikimin e një ndeshje futbolli, ku tashmë mund të dini rezultatin përfundimtar në tabelën e rezultateve, e dini si përfundon ndeshja, e di se çfarë do të ndodhë në fund”, theksoi ai.

Top Channel

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…