Begaj, takim me presidentin e rajonit të Kalabrisë: Nxitje shkëmbimeve tregtare

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nisi sot vizitën zyrtare disaditore në komunat e banuara nga arbëreshët në rajonin e Kalabrisë


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nisi sot vizitën zyrtare disaditore në komunat e banuara nga arbëreshët në rajonin e Kalabrisë me ftesë të autoriteteve kalabreze dhe Institutit Rrajonal të Komunitetit Arbëresh të Kalabrisë.

Presidenti Begaj zhvilloi në Katanxaro, një takim me presidentin e rajonit të Kalabrisë, Roberto Occhiuto, dhe me përfaqësues të tjerë të komunave dhe provincave të rajonit me të cilët diskutoi për angazhimin e Italisë dhe Shqipërisë në mbështetje të diasporës historike arbëreshe si dhe komunitetit shqiptar në tërësi.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Shqipërisë dhe rajonit të Kalabrisë.

“Kalabria është atdheu i ri i të parëve tanë, të cilët u detyruan të lënë trojet e tyre jo me vullnet dhe dëshirë, por të detyruar nga pushtuesit”, tha Presidenti Begaj në një deklaratë pas takimit.

“Megjithë vuajtjen në fillim, ata ditën të trashëgojnë, të ruajnë dhe të promovojnë gjuhën, traditën, kulturën dhe çdo element tjetër të lidhur me identitetin shqiptar. Jam këtu për të falënderuar pasardhësit e rilindasve arbëreshë, të cilët kontribuan jashtëzakonisht shumë për pavarësinë e Shqipërisë dhe për forcimin e shtetit shqiptar. Ata janë një frymëzim shumë i madh për ne, model i veçantë i asaj që quhet atdhedashuri”, vijoi Begaj.


“Në fakt, këmbanat bien prej gjashtë shekujsh dhe tregojnë se sa shumë rreh zemra shqiptarit për shqiptarinë. Do të doja që gjatë kësaj vizite të takoja çdo njeri, të rajonit tuaj. Do të doja të nderoja çdo njeri që ka një reputacion dhe autoritet të padiskutueshëm, sidomos ata arbëreshë”, theksoi ai.

“Aktualisht doja të falëndëroja Presidentin e Rajonit të Kalabrisë për të gjithë bisedën e ngrohtë që zhvilluam së bashku. Shqipëria e shikon Italinë mike si portën hyrëse në Komunitetin Evropian. Kemi një bashkëpunim shumë të mirë politik mes dy vendeve. Kemi vizita të ndërsjella të nivelit të lartë të cilat nuk kanë ndodhur më parë. Po ashtu Italia zë vendin e parë në Shqipëri për shkëmbimet tregtare, por së bashku me Presidentin menduam që duhet të jetë Kalabria e para”, tha ai.

“Ne do të shikojmë në të ardhmen për të gjitha mundësitë që mund të ofrojnë të dy vendet për bashkpunimin ekonomik dhe tregtar, në fusha me interes të ndërsjellë. Presidenti e ka arritur me vendosjen e linjës ajrore direkte dhe për 50 minuta vjen nga Tirana në Kalabri. Hapat e parë janë hedhur. Do të shohim tani mundësi të tjera bashkëpunimi nëpërmjet universiteteve dhe rritjes së shkëmbimit tregtar dhe siç e thashë, në fusha me interes të përbashkët”, përfundoi Begaj.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me ftesë të autoriteteve kalabreze dhe Institutit Rajonal të komunitetit arbëresh të Kalabrisë po zhvillon një vizitë zyrtare në komunat e banuara nga arbëreshët në rajonin e Kalabrisë.

Nga data 20 deri më 23 tetor Presidenti Begaj do të takojë arbëreshët që jetojnë në komunat e provincave të Katanxaros, Krotones dhe Kozencës, si dhe do të zhvillojë takime me autoritetet lokale.

Mbyllja e kapitujve të negociatave brenda 2027, BSH: Duhet të punojmë fort për të përmbushur kushtet

Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Mbyllja e kapitujve të negociatave brenda 2027, BSH: Duhet të punojmë fort për të përmbushur kushtet

Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.