Telegrami i rrallë i presidentit amerikan Woodrow Wilson për Shqipërinë

Presidenti Wilson trembej se pas ikjes së tij nga Parisi, Shqipëria do të copëtohej


Nga ILIR IKONOMI

Munda të gjej faksimilen e një telegrami të rrallë të presidentit amerikan Woodrow Wilson për Shqipërinë, kur ai ishte duke u larguar nga Konferenca e Paqes e Parisit në qershor 1919.

Përmbajtja e telegramit ka qenë pak a shumë e njohur, por tani kemi një fotografi të origjinalit.

Aty thuhet:

“Desha që, përpara largimit, t’ju shpreh juve dhe kolegëve të tjerë, interesimin tim shumë të thellë për fatet e Shqipërisë. Kam frikë se mos në morinë e gjërave të tjera që mund të duken më të ngutshme dhe më të rëndësishme, nënvlerësohet vemendja që duhet t’u kushtohet atyre të drejtave. Ju lutem të tregoheni shumë të kujdesshëm sa u përket atyre”.

Telegrami, që mban datën 30 qershor, 1919, është dërguar nga anija SS George Washington me të cilin udhëtonte presidenti.

Wilsoni qëndroi në Paris 6 muaj e gjysmë për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes, ku mes të tjerash do të vendoseshin edhe fatet e Shqipërisë së pas luftës.

Pas diskutimeve të shumta, çështja e Shqipërisë mbeti e pazgjidhur.

Diskutohej sidomos për një protektorat italian. Një pjesë e delegacionit shqiptar kërkonte që mandatin mbi Shqipërinë ta merrte Amerika.

Ata ngulnin këmbë që Amerika t’i jepte Shqipërisë një trupë të vogël ushtarake për detyra policore, një guvernator civil me ekspertë të qeverisjes dhe një hua prej disa milionë dollarësh, që vendi të mund ta shlyente me naftën dhe burime të tjera.

Plani iu dorëzua Wilsonit dhe ai kërkoi mendimin e ekspertëve që kishte marrë në Paris. Ideja e një mandati amerikan doli e parealizueshme. Fitoi ideja e një protektorati italian, por skemat e fqinjëve për copëtimin e Shqipërisë e komplikuan gjendjen.

Wilsoni trembej se pas ikjes së tij nga Parisi, Shqipëria do të copëtohej. Ky është edhe kuptimi i telegramit që ai i dërgonte sekretarit të tij të shtetit, Robert Lansing.

Nastase: Fatos Nano, promovues i reformave dhe demokracisë

Ish-kryeministri i Rumanisë, Adrian Nastase ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste,…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Nastase: Fatos Nano, promovues i reformave dhe demokracisë

Ish-kryeministri i Rumanisë, Adrian Nastase ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste,…