Margariti: Më shumë se 173 mijë vizitorë në muze, nga janari në korrik

Në 2021 ka patur 49,141 vizitorë, në 2022 pati 124,694.


Vit pas viti muzetë bëhen gjithnjë e më të vizituar nga shqiptarë e të huaj. Sipas statistikave të mbledhura për muajt janar-korrik 2023, numri i vizitorëve në institucionet në varësi të Ministrisë së Kulturës është rritur ndjeshëm.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar statistikat ndër vite, duke shtuar se kjo rritje është “përgjegjësi e shtuar për të rritur nivelin e përmbajtjes dhe të shërbimit”.

Sipas statistikave duket një rritje me rreth 8 herë e numrit të vizitorëve në muze, nëse krahasojmë këtë sezon me atë të vitit 2020.

Në vitin 2020, për periudhën janar-korrik, janë regjistruar 22,013 vizitorë në muze. Në 2021 ka patur 49,141 vizitorë, në 2022 pati 124,694, ndërsa nga janari në korrik të këtij viti u regjistruan 173,037 vizitorë në muzetë e të gjithë vendit. /ATSH

? Vit pas viti muzetë bëhen gjithnjë e më të vizituar nga shqiptarë e të huaj.
Sipas statistikave të mbledhura për muajt…

Posted by Elva Margariti on Friday, August 18, 2023

“Këndi i Letërsisë Spanjolle”, ambasadori Cremades viziton Bibliotekën Kombëtare

Ambasadori i Spanjës takim me drejtoreshën Majlinda Toçi

Global 360

Protestë në Mitrovicë: Të gjithë për një dhe një për të gjithë për çlirimtarët

Edhe në Mitrovicë u mbajt protesta kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së dhe në mbështetje të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Këndi i Letërsisë Spanjolle”, ambasadori Cremades viziton Bibliotekën Kombëtare

Ambasadori i Spanjës takim me drejtoreshën Majlinda Toçi