Ekipet kombëtare, nis projekti “Hap pas hapi”

Në Shtëpinë e Futbollit për dy ditë me radhë janë stërvitur lojtarë të Kombëtares U-15


Projekti më i ri i FSHF-së “Hap pas hapi” ka startuar tashmë, teksa në Shtëpinë e Futbollit për dy ditë me radhë janë stërvitur lojtarë të Kombëtares U-15, të cilët aktivizohen me klubet e kampionatit shqiptar.

I gjithë procesi është monitoruar nga drejtori teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, specialistët e departamentit të ekipeve kombëtare, teksa seancat stërvitore janë drejtuar nga trajneri i Kombëtares U-15, Armand Damo, trajneri i Kombëtares U-17, Ardi Behari, ndërsa pjesë e stafit teknik kanë qenë edhe përgatitësi atletik Iris Selimi dhe trajneri i portierëve, Erion Meta.

Bëhet fjalë për një program mjaft të rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen e talenteve veçanërisht brenda territorit të Shqipërisë me synimin fundor që është ngritja e nivelit të ekipeve kombëtare në aspektin cilësor dhe konkurrues.

Sakaq, projekti “Hap pas Hapi” që është ideuar dhe koordinuar nga Drejtoria Teknike në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Ekipeve Kombëtare është i fokusuar në punën individuale me të gjithë lojtarët e ekipeve tona kombëtare të moshave që luajnë brenda vendit për t’i rritur ato në të gjithë elementët fizik-teknik-taktik, por edhe në aspekt ekipor.

Drejtori teknik i FSHF-së, Fulvio Pea shpjegon për Fshf.org specifikat e programit dhe synimet kryesore që ka grupi i punës.

“Programi është specifik sepse duam të specializojmë lojtarët tanë në role të ndryshme, kështu që do të punohet në aspektin e teknikës individuale, por mbi të gjitha taktika individuale në përpjekje për të përmirësuar lojtarin e më pas për të krijuar një lidhje të fortë në fushë mes lojtarëve vendas, duke qenë se futbolli është një lojë skuadre dhe lidhja mes lojtarëve vlen shumë”, – thotë Pea.

Projekti që po angazhon të gjithë lojtarët të cilët jetojnë në Shqipëri e që janë pjesë e ekipeve tona kombëtare të këtyre moshave, ndërkohë që në këto ditë të para kanë marrë pjesë 21 lojtarët të Kombëtares U-15. Në fillim është punuar në sallën e forcës e më pas grupi ka dalë në fushë për stërvitjen taktike.

“Hap pas hapi” është konceptuar për të gjithë futbollistët të cilët aktivizohen në klubet shqiptare dhe që janë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave nga U-15 e deri tek U-19.

Ky projekt pritet të përmirësojë nivelin e ekipeve kombëtare të moshave, sepse do të përmirësojë ndjeshëm çdo individ dhe nëse përmirësohet çdo individ patjetër që do të përmirësohet edhe skuadra. Edhe fakti që lojtarët do të kalojnë më shumë kohë së bashku patjetër që do të forcojë lidhjen mes lojtarëve dhe nëse i shtojmë edhe ato lojtarë që vijnë nga jashtë do të forcohet më shumë grupi.

Lexo më shumë nga

Gonzato: Krimi i organizuar dhe korrupsioni, kërcënime të përbashkëta sigurie në Ballkanin Perëndimor

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh sot se forcimi i sundimit të ligjit ka…

Global 360

Osmani pas samitit në Tiranë: BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat

Komentet e Osmanit në një postim në rrjetet sociale vijnë në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Gonzato: Krimi i organizuar dhe korrupsioni, kërcënime të përbashkëta sigurie në Ballkanin Perëndimor

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh sot se forcimi i sundimit të ligjit ka…