Balla në Dibër: Goditje deri në çrrënjosje fenomenit të dhunës në familje

Ministri i Brendshëm: Policia duhet të ndryshojë mënyrën e reagimit ndaj këtij fenomeni shqetësues.


Ministri i Brendshëm Taulant Balla, deklaroi gjatë takimit me strukturat drejtuese të Policisë Vendore në Dibër, se parandalimi dhe goditja e ashpër e fenomenit të dhunës në familje do të jetë prioritet në detyrën e tij.

“Çdo ditë në këtë detyrë do të bëj çmos që Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, të ngrihet në nivelin e pritshmërisë shoqërore të një vendi europian, për goditjen kirurgjikale deri në çrrënjosje të dhunës në familje, ku gratë bien viktimë e barbarisë së burrave. Çdo grua, çdo vajzë duhet të fitojë besimin absolut se telefonata apo denoncimi i saj për ndihmë tek Policia e Shtetit është hapi i duhur jetik, për çlirimin nga makthi përpara se sa të jetë shumë vonë dhe për fitoren mbi padrejtësinë ekstreme të dhunës”, theksoi Balla.

Më tej ai shtoi se Policia dhe jo vetëm, duhet të ndryshojë mënyrën e reagimit ndaj këtij fenomeni që mbetet shqetësues.

“Një qasje e re proaktive në luftën me këtë fenomen të huaj për kohën, vendin dhe Europën ku jetojmë, do të jetë prioritet absolut në punën tonë të përditshme për qytetarët dhe me qytetarët”, apeloi ministri i Brendshëm.

?? Çdo ditë në këtë detyrë do të bëj çmosin që Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, të…

Posted by Taulant Balla on Thursday, August 3, 2023

Gjatë diskutimit me strukturat vendore në Dibër, Balla tha se fenomeni i shpërndarjes së lëndëve narkotike gjithashtu duhet goditur ashpër, pasi ky lloj krimi shkatërron të ardhmen e vendit. Më tej, ai u ndal mbi disa problematika të tjera, siç janë krimet mjedisore, për të cilat tha se duhen trajtuar me shumë prioritet, që nga prerja e pyjeve, shfrytëzimi minerar, si dhe një qasje më e ashpër ndaj armëmbajtjes pa leje.

Gjatë vizitës në Dibër, ministri Balla inspektoi punimet për ndërtimin e godinës së re të Policisë në këtë qark, të cilat janë në fazën përfundimtare. /ATSH

Klodian Braho zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) zhvilloi sot mbledhjen për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme Kundër…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Klodian Braho zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) zhvilloi sot mbledhjen për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme Kundër…