“IPA – Section Bulgaria”, spektakël vallesh në Tiranë

Dy ansamble valltarësh, të ardhur nga Svelingradi i Bullgarisë, performuan në kryeqytet


Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com

Spektakël i mrekullulleshëm vallesh tradicionale bullgare te Pedonalja e Tiranës!

Dy ansamble valltarësh, të ardhur nga Svelingradi i Bullgarisë si pjesë e “IPA – Section Bulgaria” (International Police Association), të cilët ditën e diel dhuruan një shfaqje mbresëlënese ne “Mbrëmjen Bullgare”, në sheshin kryesor të qytetit të Durrësit, performuan dje në kryeqytet.

Grupet përbëheshin nga artistë amatorë, dashamirës e promovues të folkut dhe kostumeve tradicionale bullgare kryesisht djem e vajza si dhe të tjerë më të rritur. Vlen të thkesohet se një pjesë e valltarëve ishin punonjës policie të Bullgarisë.

Për mua si botues i gazetës online “Tirana Diplomat” dhe  blogut “Bloger.al” ishte me interes për të ndjekur nga afër këtë shfaqje mjaft të bukur.

Shfaqja u ndoq me shumë interes edhe nga dhjetëra e qindra turistë, të cilët edhe në kushtet e vapës së madhe nuk lëvizën deri në përfundim të shfaqjes.

Përgjegjësja e grupeve Ekaterina Dobreva, ish-punonjëse e policisë Bullgare anëtare e IPA- Seksion Bullgari, erdhi enkas në Tiranë për të përshëndetur IPA- Seksion Albania.   International Police Association (IPA) që është shoqatë e përbërë nga punonjës policie në detyrë, të liruar apo në pension. Moto e saj shprehet në gjuhën esperanto “Servo per Amikeco” – “Shërbejmë përmes Miqësisë”. Qëllimi kryesor i veprimtarisë së kësaj shoqate është krijimi i lidhjeve të miqësisë midis vende anëtare, si edhe nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar policor në mbarë botën”, thotë Drejtues ( Ret) Skënder Doda, President i IPA – Section Albania.

Sipas Dodës, disa nga qëllimet largpamëse të kësaj shoqate përfshijnë:  zhvillimin e marrëdhënieve ndërkulturore midis anëtarëve të saj;  shkëmbim përvoje;  nxitjen e dhënies së ndihmës reciproke të ndërsjellë midis vendeve anëtare në sferën sociale.

Sot në Pedonalen e Tiranës dy ansamble valltarësh nga Bullgaria performuan enkas për IPA- Seksion Albania. Në përbërje…

Posted by Skender Doda on Monday, July 24, 2023

“Shoqata lehtëson komunikimin që është element i rëndësishëm i partneritetit,  lehtësim të lëvizjes së anëtarëve të organizatës, – ofrim qendra pushimi të Policive të vendeve të ndryshme me çmime të arsyeshme,  asistencë e konsulencë por jo në fushën e hetimit të krimit”.

Anëtarësimi në IPA paraqet interes pasi i shërben promovimit të vlerave të Policisë dhe imazhit të vendit. IPA është organizatë me ndikim të gjerë dhe prestigjioze. Ka status special konsultativ për problemet e sigurisë në Këshillin Social Ekonomik në OKB, në Këshillin e Evropës, në UNESCO dhe në SHBA.

Zv Ministri i Brendshëm z Julian Hodaj në emër të Ministrit rikonfirmon mbështetjen ndaj IPA – Seksion Albania duke piketuar hapa konkretë për të ardhmen.

“Kjo shoqatë numëron mbi 600 000 anëtarë, në 66 vende anëtare. Pas shumë vitesh përpjekjeje, IPA- Seksion Albania u pranua anëtare me të drejta të plota në Kongresin e 65 të IPA Botërore në Barcelonë në 5 tetor 2022. Së bashku me kolegët morëm masa për pritjen dhe promovimin e tyre në Tiranë. Njëkohësisht delegacione të IPA- Seksion Albania kanë zhvilluar vizita e takime të shumta në Bullgari me ftesë të homologëve tanë atje”, thekson Presidenti i IPA – Section Albania.

“Ne performuam të dielën në Durrës, në “Mbrëmjen Bullgare”. Vetëm dy grupet tona vallëzuan atje. Vallet tona u pëlqyen jashtë mase nga publiku vendas. Ne  jemi këtu në Tiranë, për të dhuruar një shfaqjen për publikun kryeqytetas, në bashkëpunim me IPA Section Albania. Në grupin e valltarëve bullgarë ka gjithashtu policë të kufirit, dhe fëmijët janë të policëve të kufirit. Jemi të nderuar me praninë e tyre edhe nga Policia e Shtetit Shqiptar, por dhe nga Policia Bashkiake e Tiranës”, tha për TiranaDiplomat.com, përgjegjësja e grupeve Ekaterina Dobreva, ish-punonjëse e policisë Bullgare anëtare e IPA- Seksion Bullgari.

Today in Tirana capital of Albania, two folkloric ensemble from Bulgaria performed. Thanks Desislava Petrova .

Posted by Ipa Albania on Monday, July 24, 2023

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Bullgarisë”, ish-deputeti Koçi Tahiri, ishte i pranishëm në këtë shfaqje.

Vetëm pak ditë më parë, ai ishte ftuar nga Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Ivaylo Kirov, së bashku me Presidentin e Nderit të Shoqatës, Prof. Dr. Llukan Tase, në selinë e ambasadës.

“Shoqata ‘Miqtë e Bullgarisë’ është krijuar para 25 vjetësh. Organizatorët e krijimit të shoqatës kanë qenë studentë, të cilët kanë studiuar në Bullgari. Unë kam disa muaj që jam kryetari i saj, pasi më parë ka qenë Prof. Dr. Llukan Tase.

Ne jemi dashamirës të popullit bullgar, për ta ruajtur kulturën dhe traditën e popullit bullgar. Para dy muajsh zhvilluam një aktivitet, ku i pranishëm ishte dhe ambasadori Kirov.

Kemi shumë për të dhënë dhe për të marrë nga kjo marrëdhënie, aq më tepër që kolonia shqiptare në Sofje ka qenë bazë e shqiptarizmit dhe patriotizmit”, tha kryetari Tahiri për TiranaDiplomat.com.

 

Në fund të performancës së bukur të valleve, edhe disa dhurata simbolike me mesazhe paqeje nga IPA – Section Bulgaria për miqtë e tyre të IPA – Section Albania.


Tiranë, më 25 korrik 2023

Gonxhja me ambasadorin e Meksikës, zgjerim i bashkëpunimit në ekonomi, kulturë dhe inovacion

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim ambasadorin e Meksikës në vendin tonë, Carlos…

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Kthehuni në Itakë!

Sot në Athinë, ne pamë se kjo diasporë nuk ka më nevojë të shtohet por të kthehet në atdhe.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Gonxhja me ambasadorin e Meksikës, zgjerim i bashkëpunimit në ekonomi, kulturë dhe inovacion

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim ambasadorin e Meksikës në vendin tonë, Carlos…