Lehtësimi i kufizimeve ndihmon planet e biznesit të linjave ajrore

Performanca financiare e linjave ajrore në vitin 2023 po tejkalon pritshmëritë

Foto nga VCG

Pas masave të optimizuara të përgjigjes ndaj Covid-19 në Kinë dhe lehtësimit të kufizimeve, përfshirë mbërritjet pa karantinë në janar, pati një rikuperim gradual në udhëtimet ndërkombëtare dhe shtim të numrit të fluturimeve ndërkufitare.

“China Eastern Airlines”, me bazë në Shangai, ka kryer së fundi udhëtime të përditshme vajtje-ardhje në Paris, nga tre herë në javë më parë. Sipas kompanisë, rruga e operuar me avionë Boeing B777-300ER do të promovojë më tej shkëmbimet ekonomike, kulturore dhe turistike midis Kinës dhe Francës dhe do të ndihmojë pasagjerët në udhëtime.

Foto nga VCG

“China Eastern” ka operuar fluturimin për 25 vjet që nga inaugurimi në vitin 1998 dhe transportuesi ajror ka ngritur gjithashtu një qendër evropiane të marketingut në Paris.

Në maj, numri i përgjithshëm i turistëve hyrës dhe dalës në Pekin arriti në rreth 650.000, 19 për qind më shumë se prilli.

Ata që mbërritën ose u nisën nga Aeroporti Ndërkombëtar Daxing i Pekinit arritën në 128.000 në maj, një rekord i lartë këtë vit, sipas Zyrës së Emigracionit në Kinë.

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) parashikoi në fillim të qershorit një forcim të pritshëm të përfitimit të industrisë ajrore, me një përmirësim të perspektivës së saj për vitin 2023. Fitimet operative të industrisë globale të linjave ajrore pritet të arrijnë në 22.4 miliardë dollarë këtë vit, nga vlerësimi në dhjetor, për një fitim operativ prej 3.2 miliardë dollarësh. Ndërsa, gjatë këtij viti pritet të kryhen rreth 4.35 miliardë udhëtime, shumë pranë shifrës 4.54 miliardë në vitin 2019, bëri të ditur IATA.

“Performanca financiare e linjave ajrore në vitin 2023 po tejkalon pritshmëritë. Përfitueshmëria më e fortë mbështetet nga disa zhvillime pozitive. Kina hoqi kufizimet e Covid-19 më herët gjatë vitit sesa pritej. Të ardhurat nga ngarkesat mbeten mbi nivelet para pandemisë. Çmimet e karburantit të avionëve, edhe pse ende të larta, janë moderuar gjatë gjysmës së parë të vitit”, deklaroi Willie Walsh, drejtor i përgjithshëm i IATA-së.

Foto nga VCG

Sipas tij, pasiguritë ekonomike nuk e kanë zbehur dëshirën për të udhëtuar, edhe pse çmimet e biletave përthithën kostot e larta të karburantit. Ai theksoi se pas humbjeve të thella të Covid-19, edhe një marzh fitimi neto prej 1.2 për qind është diçka pozitive.

“Arritja e përfitimit në një nivel industrie pas krizës së Covid-19 hap shumë potencial për linjat ajrore”,-tha Walsh.

Nga fillimi i këtij viti deri më 11 qershor, Kina operoi 1.94 milionë fluturime të pasagjerëve të brendshëm, 92 për qind më shumë në bazë vjetore, me një rritje prej 2 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2019 para pandemisë, bëri të ditur “VariFlight”, ofruesi kinez i shërbimeve të të dhënave të aviacionit civil.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Kastriot Xherrai, një jetë e ndërtuar me duar, mëndje dhe besim

Kastrioti është nga ata njerëz që nuk flasin për veten, por flet puna për ta.

Global 360

Osmani për Krishtlindje në Janjevë: Kosova është më e fortë falë solidaritetit

Në festat e fundvitit, kur vlerat njerëzore marrin kuptim më të thellë dhe shtëpitë mbushen me ngrohtësi, presidentja Vjosa Osmani…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kastriot Xherrai, një jetë e ndërtuar me duar, mëndje dhe besim

Kastrioti është nga ata njerëz që nuk flasin për veten, por flet puna për ta.