Nxënësit e Shqipërisë festojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Në ditën simbolike të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, nxënës në shkolla të ndryshme të vendit u angazhuan në projekte ku bashkohen vlerat më të bukura kombëtare.


Në ditën simbolike të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, nxënës në shkolla të ndryshme të vendit u angazhuan në projekte ku bashkohen vlerat më të bukura kombëtare.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale, foto të nxënësve të shkollave tona që sot festuan me zemër dhe plot krenari, lirinë e pavarësinë e Kosovës.

Rama tha se kjo është një “ditë na bashkon në vlerat më të bukura kombëtare, ndërsa nderojmë të kaluarën dhe projektojmë një të ardhme që na frymëzon me dashurinë për atdheun”.

Nxënësit e shkollave kanë realizuar projekte të ndryshme përmes vizatimeve me simbolet e Shqipërisë dhe Kosovës, veshjeve, flamujve etj.

17 shkurti i këtij viti shënon 18 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Kjo datë e vitit 2008 shënoi fundin e rrugëtimit të gjatë e të vështirë të Kosovës për shtetësi, si dhe fillimin e proceseve të tjera të rëndësishme për shtetin më të ri në botë.

Dita e Pavarësisë së Kosovës na kujton rrugëtimin e gjatë drejt lirisë, sfidat e përballuara me guxim dhe vendosmërinë e një populli që kurrë nuk reshti së besuari tek e drejta e tij për shtet e dinjitet.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Vetëm PS mund të kryejë misionin e anëtarësimit në BE, opozita kërkon bllokimin

Partisë Socialiste ka një mision kombëtar në drejtimin e vendit dhe në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Vetëm PS mund të kryejë misionin e anëtarësimit në BE, opozita kërkon bllokimin

Partisë Socialiste ka një mision kombëtar në drejtimin e vendit dhe në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.