Salla: Model i ri bashkëpunimi me gjashtë bashki për mbrojtjen e masiveve me gështenja

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla firmosi sot marrëveshjet e bashkëpunimit me bashkitë Shkodër, Tropojë, Malësi e Madhe, Pukë, Fushë-Arrëz dhe Vau i Dejës, për zbatimin e programit të kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla firmosi sot marrëveshjet e bashkëpunimit me bashkitë Shkodër, Tropojë, Malësi e Madhe, Pukë, Fushë-Arrëz dhe Vau i Dejës, për zbatimin e programit të kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës.

Në ceremoni morën pjesë ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, si dhe përfaqësues të FAO-s.

Marrëveshja formalizon bashkëpunimin mes MBZhR-së dhe pushtetit vendor për zbatimin e projektit “Përmirësimi i prodhimit të qëndrueshëm të gështenjës në Shqipëri përmes kontrollit biologjik të insekteve dëmtuese”, duke përcaktuar kuadrin institucional për mbrojtjen dhe zhvillimin e këtij sektori.

“Po ndërtojmë një model të ri bashkëpunimi mes qeverisjes qendrore dhe pushtetit vendor për të mbrojtur një aset si masivet e gështenjës, që sot shtrihen në rreth 10 mijë hektarë dhe përbëjnë burim të rëndësishëm të ardhurash për zonat veriore”, u shpreh ministri Salla.

Masivet e gështenjës në veri të vendit po përballen me kërcënimin e grerëzës aziatike të gështenjës (Dryocosmus kuriphilus), një dëmtues që mund të shkaktojë humbje prodhimi.

Pas suksesit të pilotimit në Tropojë, ku u ngrit laboratori i parë fushor për rritjen e insekteve të dobishme që parazitojnë dëmtuesin, programi tashmë do të shtrihet në bashkitë e tjera me sipërfaqe të konsiderueshme gështenjash.

“Me zgjerimin e modelit të suksesshëm të Tropojës, duke luftuar në mënyrë biologjike dëmtuesin e grerëzës aziatike, synojmë të mbrojmë prodhimin, të forcojmë kapacitetet vendore dhe të garantojmë qëndrueshmëri afatgjatë për këtë sektor,” theksoi ai.

Kontrolli biologjik i aplikuar konsiderohet një zgjidhje miqësore me mjedisin dhe me kosto efektive, e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në shëndetin e masiveve të gështenjës dhe në të ardhurat e fermerëve të vegjël, për të cilët grumbullimi dhe shitja e frutit përbën një burim kryesor jetese.

Programi parashikon ngritjen e laboratorëve rajonalë për shumimin dhe shpërndarjen e agjentëve biologjikë, angazhimin e bashkive me ambiente dhe staf teknik për monitorimin në terren, si dhe mbështetje teknike nga FAO përmes trajnimit të ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë. Procesi synon rikuperim gradual të prodhimit, me rezultate të pritshme pas vitit të katërt dhe rikthim të plotë brenda 8–10 viteve nga ndërhyrja.

Ky bashkëpunim zhvillohet në kuadër të nismës globale të FAO-s “Një vend, një produkt prioritar” (OCOP), që synon promovimin e produkteve bujqësore me vlerë strategjike dhe forcimin e zhvillimit të qëndrueshëm rural.

Marrë nga ATSH

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…