Të fitosh para duke parë Hënën me teleskop!

Kjo është ideja e 17-vjecarit, Savjol Kanto, i cili e ka shndërruar pasionin në një biznes modest familjar


Nga Dash Frashëri, botues i Bloger.al

Të shikosh Hënën me Teleskop nga Sheshi “Skënderbej”!

Kjo është ideja e 17-vjecarit, Savjol Kanto, i cili e ka shndërruar pasionin në një biznes modest familjar, me të ardhura nga kurershtarët e astronomisë.

Savjol Kanto dhe babai i tij, Jeton Kanto, në Sheshn “Skënderbej”, pranë teleskopit të tyre.

 

Një gjetje inteligjente prej një sipërmarrësi, të pasionit të konvertuar në një punë. Me të cilën edhe mund të nxjerrësh të ardhura.

Por, si i lindi kjo ide biznesi, nxënësit 17-vjecar të Gjimnazit “Abdulla Keta”?

“Kur kam qenë rreth moshës 5-6 vjecare shikoja së bashku me gjyshin tim, dokumentarë rreth universit. Më pas, duke parë pasionin tim, babai, në moshën 9-vjecare më bleu teleskopin e parë. Mendova që, përderisa i shikoj unë yjet dhe Hënën, përse të mos e kishin këtë mundësi edhe të tjerët? Blemë një teleskop më të mirë, dhe tani kemi këtë teleskop të blerë në Londër, ku mund të vizualizojmë Hënën dhe ta shkikojmë me të detajuar, por edhe yjet më të njohur në qiell”, tha Savjoli për DashArt.al.

Por, sa i njeh qiellin ai dhe botën magjike të yjeve.

“Kam lexuar shumë për yjet, planetet e sistemit tonë diellor, dhe i di pozicionet e yjeve kryesorë qe janë më të shndritshëm në qiell dhe janë më afër Tokës, të tillë si Sirius, Aldebaran, Rigel, Vega, Mizar, apo edhe konstelacionet si Shigjetari, Arusha e Madhe, apo e vogël”, shton Savjoli.

Teleskopi mban emrin e tij.

Babai i tij, Jetoni, shpesh herë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja, Enkelejda Kanto Konica (është nga një derë e të madhit Faik Konica) dalin në mbrëmje në Sheshin “Skënderbej”.

Kureshtarët janë të shumtë, përfshirë edhe mua.

 

Babai i tij, Jeton Kanto, është ai që merret me këtë lloj biznesi familjar, ku edhe siguron disa të ardhura.

Në fakt, nuk ka një cmim fiks për të parë Hënën.

“Ne e kemi teleskopin profesional. Ka kushtuar disi. Gjithsesi, nuk i kemi vendosur një cmim fiks se sa duhet të paguajnë kureshtarët për të parë Hënën, apo yjet. Gjithsecili jep aq sa dëshiron. Ky është një ushqim për pasion, jo një pasion për ushqim. Një pjesë e mirë e të ardhurave do të shërbejnë për të përmirësuar cilësinë e teleskopit që do të përdorim, si për një njerzit ashtu dhe për pasionin tonë”, tha Jetoni për DashArt.al.

Ata e nxjerrin teleskopin prej dy vjetësh jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, ku ka shume turistë.

“Savjoli e njeh më mirë qiellin, jam shumë poshtë nivelit të tij. Nga një mik imi ka dëgjuar një shprehje të bukur, që e përdor edhe unë: “E vetmja humbje që quhet fitore, është pikërisht kur të mund fëmija tënd”, thotë duke qeshur, Jetoni.

Enkelejda, nëna e Savjolit thotë: “Savjoli ishte shumë kureshtar që fëmijë. I blemë një teleskop të vogël, me të cilin shihte vetëm Hënën. Me kalimin e disa viteve blemë një teleskop pak më të madh, ku shihte edhe Saturnin dhe Jupiterin, por të vegjël. Ideja për të dalë në shesh ka qenë e Savjolit, thjesht për të shpërndarë pasionin e tij. Kemi dalë për qejf filllimisht”.

Savjoli është shndërruar në nje fenomen mediatik. Del shpesh në televizion dhe jep intervista.

Nuk është e kollajtë të fitosh para duke parë Hënën me teleskop! Por, një sipërmarrës inteligjent si Savjoli e bën!


Tirane, 1 korrik 2023

Ambasadori Malaj pret Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s

Ambasadori i Republikës së Shqiperisë në Republikën e Kosovës, SH.T. Z.Petrit Malaj, priti në ambasadë, Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Malaj pret Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s

Ambasadori i Republikës së Shqiperisë në Republikën e Kosovës, SH.T. Z.Petrit Malaj, priti në ambasadë, Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe…