Igli Tafa: Shqipëria po përballon me sukses sulme kibernetike të përditshme nga Irani

Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Sigurisë Kibernetike: Sulmet, edhe vendet jo mike


Sulmet kibernetike të sponsorizuara nga shteti islamik i Iranit që goditën platformëm e-Albania dhe sistemet e policisë vitin e kaluar, treguan rëndësinë e madhe që ka siguria kibernetike dhe investimi në teknologji dhe kapacitete.

Top Channel ka mësuar se këto sulme janë pasuar me shume sulme të tjera që kanë targetuar institucionet qeveritare, bankare dhe sisteme te tjera por falë mbrojtjes hakerat nuk kanë mundur të depërtojnë.

“Ndeshemi përditë me sulme kibernetike. Në laboratorët tanë kibernetikë arrijmë të identifikojmë në 60% të rasteve se këto sulme vijnë nga Irani. Në 40% të rasteve të tjera  është vështirë të identifikohen sepse hakerat përdorin teknika maskimi. Nga analiza paraprake të del se sulmi vjen nga një vend mik por më pas zbulon se në këtë vend është hostuar armiku.“- tha Igli Tafa, Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Sigurisë Kibernetike

Institucionet shqiptare falë ndërgjegjësimit dhe angazhimit 24/7 kanë mundur ti bëjnë ballë këtyre sulmeve duke treguar se niveli i sigurisë kibernetike është rritur ndjeshëm nga një vit më parë.  Para disa ditësh në Shqipëri u bë një stërvitje kibernetike e organizuar nga Estonia ku morën pjesë gjithë vendet e rajonit.

“Skuadrat ndaheshin në  sulmuese, mbrojtëse dhe skuadra që analizonin raportet. Shqipëria doli në vend të parë. Kjo tregon për seriozitetin në investimet e kryera për sigurinë kibernetike.”- tha Igli Tafa, Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Sigurisë Kibernetike

Siguria në fushën kibernetike është e brishtë dhe situate mund të ndryshojë nga dita në ditë prandaj çelsi I suksesit është të trajnohen sa më shumë ekspertë.

“Duhet të investojmë në mendje. Po mendohet të ngrihet Akademia për sigurinë kibernetike ku të trajnohen të rinj për sigurinë kibernetike.”– tha Igli Tafa, Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Sigurisë Kibernetike

Çdo njeri që akseson internetin nga një pajisje mund të jetë target për një sulm kibernetik prandaj ndërgjegjësimi duhet të jetë i madh. Metoda më e shpeshtë që hakerat përdorin është fishing.

Nga një adresë e panjohur vjen një email apo mesazh ku të kërkon të shkarkosh apo klikosh një link që shndërrohet në portë hyrëse për hakerat. /Top Channel

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

Kuvendi zgjodhi sonte me 85 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim, Endrit Shabanin si Avokatin e Popullit për një…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

Kuvendi zgjodhi sonte me 85 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim, Endrit Shabanin si Avokatin e Popullit për një…