“Rinia Flet”, Kuvendi mirëpret 170 nxënës nga 16 bashki të vendit

Nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe nën drejtimin e zëvendëskryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, Instituti Parlamentar në bashkëpunim me Partnerët Shqipëri, organizoi sot në sallën e seancës plenare aktivitetin “Rinia Flet”.


Nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe nën drejtimin e zëvendëskryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, Instituti Parlamentar në bashkëpunim me Partnerët Shqipëri, organizoi sot në sallën e seancës plenare aktivitetin “Rinia Flet”.

Në këtë aktivitet morën pjesë 170 nxënës nga 16 bashki të vendit. Kjo nismë synon edukimin e të rinjve sa i përket aktivizimit dhe përgjegjësisë, si dhe forcimit të marrëdhënieve mes të rinjve dhe komuniteteve lokale për një demokraci vendore më të fortë. Nxënësit prezantuan programet, angazhimin dhe kontributin e tyre me nisma konkrete të ndërmarra në zonat e tyre.

Gjithashtu, në aktivitet u shfaqën prezantimet e nxënësve, teksa ata, në foltoren e Kuvendit, shprehën sfidat e vështirësitë që kanë hasur në realizimin e projekteve.

Felaj në fjalën e saj u shpreh se, të rinjtë janë shpresa për të ardhmen ndërsa theksoi se Kuvendi i Shqipërisë angazhohet maksimalisht për t’i mbështetur të rinjtë, idetë dhe projektet e tyre.

“Jam e emocionuar. Në këto tryeza mund t’ju shohim ju në të ardhmen. Çdo brez i lë stafetën një brezi tjetër. Kur ju të uleni në këtë sallë do jetë shumë më mirë. Më është folur për projektet që ju keni ndjekur. Në shumë raste kam qenë prezente në mjediset e shkollave tuaja. Keni pasur të gjitha mundësitë për të shfaqur idetë tuaja më të mira. Na takon të jemi shumë të përfshirë në atë pjesë që konsiderohet edukimi qytetar. Personalisht ndihem shumë e gatshme të jem në dispozicionin tuaj për çdo nevojë që mund të keni. Dua të theksoj se ka një intensifikim të vizitave që kemi nga shkollat e Shqipërisë në Kuvend. Kjo do të ngelet një ditë e veçantë. Mësuesit kanë bërë përpjekjen më të parë për t’ju sjellë ju në Kuvend. Ju uroj sa më shumë suksese”, u shpreh Felaj.

Juliana Hoxha, drejtore e ‘Partnerët Shqipëri’, u shpreh se, në katër vite rrugëtim të “Rinia Flet”, u arrit një punë shpërblyese, ku nxënësit kanë thelluar njohuritë mbi qeverisjen vendore dhe problemet kryesore të qyteteve nga ata vijnë.

“Në 4 vite rrugëtim kemi pasur mundësinë të punojmë përmes 28 kampeve stërvitore, me 500 nxënës për të thelluar njohuritë mbi qeverisjen vendore dhe problemet kryesore të qyteteve nga të cilat vini. Kjo është fija e shpresës për të ardhmen dhe përmbushja e misionit për të cilin punojmë, rinia aktive. Me shumë pak mbështetje financiare, falë punës suaj arritët të lini në qytetet tuaja gjurmë të rëndësishme. Ky investim shkon që nga këndet sportive, Radio në nivel shkolle, siguria kibernetike, përzemërsisht ju përgëzoj. Faleminderit Kuvendit për këtë mundësi unike”, tha Hoxha.

Ndërsa nxënësit, gjatë prezantimeve të tyre treguan për bashkëmoshatarët e tyre se si të jenë qytetarë më aktivë për të mirën e vendit. Disa nga projektet e shkollave ishin rimodelimi i Kabinetit të Biologjisë apo krijimi i Kabinetit të Fizikës, Historisë, krijimi i laboratorit të Kimisë, apo Website për të promovuar trashëgiminë kulturore të vendit tonë.

“Koha na mësoi shumë gjëra. Sfidat nisin me punën në grup dhe bashkëpunimi që do kishim dhe nëse do mirëpriteshim. Sfidat ishin të mëdha deri kur projektet tona u realizuan. Ishte një eksperiencë ndryshe, e veçantë. Mësuam se puna në grup të jep përfitime të mëdha dhe mund të arrijmë më shumë. Mësuam metoda të tjera se si të kalojmë kohën e lirë. Falë kësaj eksperience kuptuam se sa i nevojshëm është angazhimi në komunitetet tona lokale”, u shprehën disa nga nxënësit. /ATSH

Spiropali: Progresraporti i KE-së, treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi sot ministres për Europën dhe Punët e Jashtme…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali: Progresraporti i KE-së, treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi sot ministres për Europën dhe Punët e Jashtme…