Balla: Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde” mundësi të reja financimi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
Programi ”Dyfisho sipërmarrjen tënde” mbështet sipërmarrjet shqiptare, tha sot drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, gjatë një vizite në kantinën “Belba” në Kavajë, një sipërmarrje e krijuar nga dy vëllezër që sollën në Shqipëri përvojën e fituar në Itali duke e ndërthurur me traditën vendase të prodhimit të verës.

Gjatë vizitës, Balla u njoh nga afër me aktivitetin e kantinës dhe procesin e prodhimit të verës “Belba”, e cila sot konsiderohet ndër verërat më cilësore “Made in Albania”.
Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së sipërmarrjeve që investojnë në cilësi, inovacion dhe zhvillimin e ekonomisë vendase, duke nënvizuar se programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde” krijon mundësi të reja financimi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Sipas Ballës, ”përmes këtij programi bizneset mund të përfitojnë kredi me normë interesi preferenciale dhe Garanci Sovrane, duke lehtësuar investimet, zgjerimin e aktivitetit dhe rritjen e konkurrueshmërisë së sipërmarrjeve shqiptare”.
Kantina “Belba” është një shembull konkret i mbështetjes për bizneset që promovojnë produktet shqiptare dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.
Burimi ATSH