
Salla: Kantina ”Enol” në Prezë, shembull i agroturizmit dhe prodhimeve ”Made in Albania”
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kantina ”Enol” në Prezë duke e cilësuar si një nga agroturizmet e para të certifikuara në vend.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kantina ”Enol” në Prezë duke e cilësuar si një nga agroturizmet e para të certifikuara në vend.
Në postimin e tij, Salla thekson se kjo sipërmarrje është mbështetur edhe nga Skema Kombëtare dhe ka ndërtuar një rrjet të qëndrueshëm bashkëpunimi me fermerët e zonës, nga të cilët siguron një pjesë të prodhimeve cilësore shqiptare.
“Kantina Enol në Prezë, një nga agroturizmet e para të certifikuara, e mbështetur edhe nga Skema Kombëtare, ka ndërtuar një rrjet të qëndrueshëm bashkëpunimi me fermerët e zonës, prej të cilëve siguron një pjesë të prodhimeve cilësore Made in Albania”, shkruan ministri.
Salla thekson se kantina u ofron vizitorëve vendas dhe të huaj një eksperiencë autentike përmes verërave shqiptare të prodhuara nga kultivarë autoktonë duke kontribuar në promovimin e turizmit rural dhe produkteve vendase.
Burimi ATSH

















