Kompania gjermane synon zgjerimin në Kinë në kuadër të rritjes së qëndrueshme

“Dekra Group”, një grup gjerman testimi, inspektimi dhe certifikimi synon të zgjerojë hapësirën e tij laboratorike në Hefe në provincën Anhui


“Dekra Group”, një grup gjerman testimi, inspektimi dhe certifikimi me më shumë se 4.000 punonjës globalisht, synon të zgjerojë hapësirën e tij laboratorike në Hefe në provincën Anhui, për t’i shërbyer industrisë së teknologjisë së informacionit, pajisjeve shtëpiake dhe automjeteve elektrike që po rriten me shpejtësi në rajonin lindor të Kinës.

“Shumë mundësi vijnë nga masat e ndërmarra nga Kina për rritjen e qëndrueshme, me paketa stimuluese të tregtisë së jashtme dhe konsumit, si dhe ritmi i shpejtë i përmirësimit industrial”,- deklaroi Mike Walsh, zv.drejtor ekzekutiv i “Dekra” dhe president i grupit për rajonin e Azi-Paqësorit.

Sipas tij, i tërhequr nga industritë me rritje të shpejtë si teknologjia e informacionit dhe prodhimi i automjeteve elektrike, grupi me bazë në Stuttgart, Gjermani, synon që në vitet e ardhshme të rrisë investimet e tij në qytetet kineze, duke përfshirë Wuhan, provincën Hubei, Xi’an, provincën Shaanxi dhe komunën Chongqing.

“Këto qytete kanë burime të forta industriale dhe arsimore nga universitete të shkëlqyera që mund të mbështesin tregun tonë dhe nevojat e rekrutimit”,- tha Walsh, i cili, në mars, vizitoi disa qytete kineze për të kërkuar mundësi të reja biznesi.

Me hyrjen e Kinës në një epokë të re të rritjes së gjelbër dhe të udhëhequr nga inovacioni, Walsh tha se vendi ka bërë përpjekje të mëdha për të mbështetur zhvillimin industrial dhe të biznesit. Kompania gjermane ka përfituar shumë, veçanërisht në fusha të tilla si energjia e rinovueshme, prodhimi i automobilave dhe zhvillimi i gjelbër, si dhe fusha të teknologjisë së lartë, si gjysmëpërçuesit.

Të dhënat e Shoqatës Kineze të Prodhuesve të Automjeteve tregojnë se vendi dërgoi 994.000 automjete në shumë vende të botës në tremujorin e parë, duke shënuar një rritje me 70.6 për qind në baza vjetore, ndërsa eksportet e automjeteve me energji të re u dyfishuan në 248.000 njësi.

Duke pasur parasysh vëllimin në rritje të eksportit të Kinës, përmirësimin e shpejtë industrial dhe masat më të fundit të hapjes, Walsh parashikon që të ardhurat nga shitjet e “Dekra”-s do të rriten deri në 20 për qind në baza vjetore në Kinë këtë vit.

Meqenëse Kina është bërë një lojtar kryesor në tregun e energjisë së rinovueshme dhe tashmë është prodhuesi më i madh në botë i produkteve fotovoltaike, “Dekra” hapi një qendër testimi energjisë së rinovueshme në Shangai vitin e kaluar. Ajo po punon gjithashtu me një numër kompanish vendase në fushat e ruajtjes së energjisë dhe energjisë së hidrogjenit për të rritur fuqinë e saj të inovacionit.

Meqenëse pakti i Partneritetit Gjithëpërfshirës Ekonomik Rajonal (RCEP) ka krijuar kushte të favorshme për të nxitur tregtinë e jashtme dhe aktivitetet e investimeve, Walsh tha se shërbimet e testimit dhe certifikimit të lidhura me eksportin përbëjnë më shumë se gjysmën e bizneseve ndërkombëtare të testimit, inspektimit dhe certifikimit në Kinë.

“Marrëveshjet e tregtisë së lirë padyshim që do të nxisin ndjeshëm importin dhe eksportin e Kinës, duke siguruar rritje të rëndësishme potenciale për kompaninë tonë”,- shtoi ai.

“Për shembull, ne planifikojmë të përdorim aftësitë teknologjike të akumuluara në Kinë për të zhvilluar operacionet tona në Azinë Juglindore”,- tha Walsh, duke shtuar se pakti RCEP përputhet mirë me planin e tyre të përgjithshëm të zhvillimit për rajonin e Azi-Paqësorit për sa i përket tregut dhe menaxhimit të biznesit.

Sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave, importet dhe eksportet e Kinës me vendet e tjera pjesëmarrëse të RCEP u rritën me 7.3 për qind në bazë vjetore në 3.08 trilionë juanë (445.65 miliardë dollarë) midis janarit dhe marsit të këtij viti, duke përbërë 31.2 për qind të tregtisë së saj totale të jashtme.

E themeluar në vitin 1925, “Dekra” deri më sot ka krijuar një prani në treg në më shumë se 60 vende dhe rajone anembanë botës. E mbështetur nga më shumë se 2000 punonjës, kompania aktualisht drejton objekte testimi, laboratorë dhe zyra në 14 qytete në Kinën kontinentale, duke përfshirë Pekinin, Shangain, Suzhou, si dhe provincat Jiangsu, Hangzhou e Zhejiang.

“Tregu i testimit, inspektimit dhe certifikimit në Kinë do të përjetojë rritje të shpejtë në vitet në vijim, kryesisht për shkak të përpjekjeve të qeverisë për të nxitur rritjen e sektorëve, duke përfshirë transportin, energjinë, shitjen me pakicë dhe ndërtimin”, tha Lin Meng, drejtor i Institutit Modern të Kërkimit të Zinxhirit të Furnizimit, pjesë e Akademisë Kineze të Tregtisë Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit Ekonomik, me qendër në Pekin.

Sipas tij, ndërsa shumë vende të zhvilluara dhe në zhvillim kërkojnë rezultatet e testimit dhe certifikatat e lëshuara nga agjencitë ndërkombëtare të autorizuara, Kina ka zbatuar tashmë politika të favorshme për të lehtësuar lojtarët globalë për të krijuar objekte operacionale dhe i inkurajon ata të shtojnë investimet.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Bashkëpunimi në nivel vendor me Kosovën, Mazniku pret ambasadorin Durmishi

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Maznku, pret ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi.

Global 360

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit

Nga 300 të pranishmit në sallë votuan pro vetëm 141 ligjvënës, numër i pamjaftueshëm për të rrëzuar qeverinë.

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

NATO shpëtoi Kosovën nga spastrimi etnik i forcave serbe!

Ish-Ministri i Jashtëm: 24 Marsi i vitit 1999 mbetet i pashlyer në memorien e kombit tonë!

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Bashkëpunimi në nivel vendor me Kosovën, Mazniku pret ambasadorin Durmishi

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Maznku, pret ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi.