Gëzuar mami Egla!

Mëngjesi vjen me ëndrra të çuditshme, sa herë që është ditëlindja e nënës sime


Nga Eris Rusi

Mëngjesi vjen me ëndrra të çuditshme, sa herë që është ditëlindja e nënës sime. Gjithmonë e njëjta ndjesi, sikur je ende i vogël, gjithçka rrotull teje është shumë e madhe, e panjohur dhe e mistershme. Vetëm zëri I nënës, pastaj përqafimi i saj, të qetësojnë e të rikthejnë besimin tek gjërat.

Pastaj hap sytë dhe e kupton që nuk është më ajo kohë kur nëna na gjendej kudo në shtëpi mua dhe motrës sime të vogël, Nadias. Kanë kaluar vite, e tani e para që i jep përqafimin dhe e mbush me jetë është vajza ime Siandra.

Kanë kaluar vite dhe kur bisedojmë tani, ajo flet sepse ka nevojë të flasë, e unë dëgjoj duke menduar si mund t’ia bëj më të lehtë ditën.

Gëzuar mami Egla, ti, që ndan gjithçka me ne, por jo lodhjen, trishtimin, as dhimbjen ndonjëherë, ti që je ekuilibri i tre botëve, të babit, të Nadias dhe times, ti që je buzëqeshja e parë për Siandrën, Teon dhe Kroin e vogël, u bëfsh 100 vjeç ti që i jep kuptim gjithçkaje!

Lexo më shumë nga

Rama inspekton “Lungomare 4”: Shëtitorja e re rrit turizmin dhe investimet, kërkohet zgjidhje për parkimet

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në kantierin e “Lungomare 4” në qytetin e Vlorës.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama inspekton “Lungomare 4”: Shëtitorja e re rrit turizmin dhe investimet, kërkohet zgjidhje për parkimet

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në kantierin e “Lungomare 4” në qytetin e Vlorës.