Anëtarë të Komisionit të Jashtëm vizitë në Turqi, në fokus të bashkëpunimit programe për të rinjtë

Delegacioni i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Kuvendit ka zhvilluar një sërë takimesh në Turqi, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare mes dy vendeve


Delegacioni i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Kuvendit ka zhvilluar një sërë takimesh në Turqi, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare mes dy vendeve

Gjatë kësaj vizite, delegacioni shqiptar, pjesë e të cilit janë deputetët Igli Hasani, Ervin Hoxha, Sara Mila dhe Edmond Haxhinasto, u takua me Fatma Aksal, kryetare e Grupit të Miqësisë Parlamentare Turqi–Shqipëri, ku në fokus ishte zgjerimi i bashkëpunimit konkret.

Në këtë takim, deputetja Mila ka hedhur një ide konkrete për krijimin e një platforme bashkëpunimi mes të rinjve të dy vendeve, duke propozuar ndërlidhjen e grupeve të deputetëve të rinj dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta në fushën e edukimit dhe turizmit, duke i cilësuar trajnimet dhe shkëmbimet profesionale një hap të dobishëm, në këtë moment historik të vendit për integrimin në BE.

Propozimi është pritur pozitivisht nga pala turke, ndërsa palët kanë rënë dakord për ta konkretizuar përmes Grupit të Miqësisë Shqipëri–Turqi, si dhe për organizimin e aktiviteteve dhe vizitave të përbashkëta.

Gjatë qëndrimit në Ankara, delegacioni shqiptar zhvilloi edhe një vizitë në parlamentin turk, ku ndoqi nga afër një seancë plenare dhe u njoh me funksionimin e institucionit.

Ky zhvillim konsiderohet si një hap konkret drejt përfshirjes më të madhe të të rinjve dhe thellimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë, ndërsa takimet institucionale vijojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po tërheq investues që sjellin turizmin më luksoz, duke investuar në turizëm që…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po tërheq investues që sjellin turizmin më luksoz, duke investuar në turizëm që…