Yuri Kim, diplomatja brilante e dashuruar me Shqipërinë!

Ambasadorja e SHBA-ve është bërë pjesë e dashur e çdo sofre të familjeve Shqiptare


Nga Fejzo Subashi

Yuri Kim do të mbetet jo vetëm një diplomate brilante, por edhe një mike e madhe e Shqipërisë.

Askërkush nuk do të shqetësohej, apo aq më pak ta detyronte, që me këndvështrimet dhe ta paragjykonte dhe ta bënin objekt qoftë edhe mediatik, nëse Yuri Kim do të bëntë thjesht detyrën si diplomate dhe si homologët e saj të atashuar në Shqipëri.

Absolutisht, që Yuri Kim me formimin, përkushtimin dhe qytetarinë e saj si diplomate e një vendi primar në miqësin e vendeve partnere të Shqipërisë, kurrë nuk do të zgjidhte rehatinë personale, para misionit të madh që ka në cilësinë e funksionit të diplomate të një vendi kaq mik sa është Amerika për Shqipërinë dhe Shqiptarët.

Miku dhe njeriu i mirë natyrisht që nuk është ai që nuk kritikohet, apo aq më pak ai që e ka mirë mirë me të gjithë. Yuri Kim nuk mund të dilte jo vetëm nga kultura profesionale e saj, por aq më pak nga korniza dhe sandarti primar i SHBA në lidhje me marrëdhëniet midis vendeve, ku ato vendosen mes vendeve, interesave të tyre dhe jo forcave politike dhe individëve qofshin këta, po apo jo burra shteti.

Gazetari Fejzo Subashi

 

Si diplomate ajo bëri më të mirën dhe qe në koherent me Departamentin e Shtetit, kjo sipas vlerësimeve dhe deklarimeve të bëra nga shefat dhe zyrtarët amerikanë, ndoshta kjo nuk i bënë të gjithë të kënaqur dhe të buzëqeshur, por mua nuk më shqetëson fare ky fakt deri sa politika dhe qasja Amerikanë e ka Shqipërinë prioritet të politikave të saj.

Aq vlerë dhe mirnëjohje merr puna e kësaj diplomate në lidhje me misionin e daj diplomatik, kur jo vetëm mua si njeri mediatik dhe publik, por edhe qytetarit më të thjeshtë i bënë përshtypje se çfarë bënë ajo me qasjen e saj për promovimin e vlerave, resurseve dhe opsioneve të Shqipërisë, në lidhje me vendi që meriton Vendi ynë në të gjitha dimensionet: ekonomike, historike, kulturore, sportive dhe turistike.

Unë qasjen dhe sjelljen e saj për të parë nga afër dhe për ti bërë prezent, jo vetëm në vendin e saj po kudo në botë, nuk e quaj një sfidë për politikën, shtetarët dhe pushtetarët dhe për të gjithë ata/ato që paguhen për këtë mision, po si një leksion të madh dhe jo vetëm për ata por për gjithë qytetarët shqiptarë nga më i thjeshti dhe deri te i pari i vendit.

Yuri Kim me veprimet e saj si diplomate ishte edhe një shkollë e madhe dhe leksion i vyer për gjithë armatën e diplomatëve të vendit kudo që janë atashuar se as minimumin e asaj që bëri Yuri Kim nuk kanë parë për prezantimin dhe promovimin e këtyre vlerave.

Do të mbetet në Historinë e Shqipërisë diplomatja Yuri Kim me nismën e saj dhe vënien në realitet të vizave Amerikane me afat dhjetëvjeçar që aplikoj së fundi për Shqiptarët, si dhe me premtimin gjigand se në fund të dhjetëvjeçarit që sapo kemi nisur shqiptarët do të udhëtojnë në Amerik pa viza.\

Vlerat e kësaj diplomate janë aq të shumta në misionin e saj, sa ajo sot e megjithëse nuk ka shkuar në cdo cep të Shqipërisë, është familjarizuar dhe është bërë pjesë e çdo sofre të familjeve Shqiptare.

Absolutisht që politikan dhe aktor dhe faktor të saj në luftën e tyre i vunë edhe epitete dhe cilësime të shumta, qofshin këto të drejta apo të padrejta, asaj as pak nuk ja shëmtuan jo punën dhe veprimtarinë, po as sharmin fëminor dhe atë diplomatik.

Si sharmi i saj i veshur dhe mantelin diplomatik u bë i dashur dhe embël për shqiptarët sa qytetarët në katër anët e vendit jo vetëm e mbështetën por dhe ju kundërvunë aktorëve dhe faktorëve të politikës të cilët e bënë Yuri Kim objek të sulmeve politike.

Të gjithë diplomatët e SHBA në Shqipëri kush më shumë e kush më pak falë misionit të tyre, por edhe si rezultat i fenomeneve historike në periudhat që kanë atashuar në Shqipëri kanë lënë gjurmë, të cilët janë fiksuar në memorien e qytetarëve për rolin dhe zgjidhjet e tyre në interes të Shqipërisë dhe Shqiptarëve.

Diplomatja Yuri Kimi e bëri!

Veliaj vizitë në Tokio, nga takimi me kryetaren e bashkisë, te prezantimi i “TEDA Tirana”

Kryebashkiaku i Tiranës nisi sot një vizitë në Japoni, ku do të përfaqësojë edhe rrjetin e qyteteve anëtare të B40-ës,…

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj vizitë në Tokio, nga takimi me kryetaren e bashkisë, te prezantimi i “TEDA Tirana”

Kryebashkiaku i Tiranës nisi sot një vizitë në Japoni, ku do të përfaqësojë edhe rrjetin e qyteteve anëtare të B40-ës,…