Bejko: Partia Demokratike, “Frymëmarrje për Shqipërinë”!

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Tiranë, Roland Bejko publikon programin për zgjedhjet e 14 majit.


Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Tiranë, Roland Bejko ka publikuar sot programin për zgjedhjet e 14 majit.

Në një konferencë për mediet, Bejko tha se programi do të prezantohet më 18 prill në pallatin e sportit “Farie Hoti” në çeljen e fushatës për bashkinë e Tiranës.

“Fokusi jonë do të jetë te shumica e qytetarëve shqiptarë të cilët sipas sondazheve kanë refuzuar klasën aktuale politike, të asaj që e quajmë oligarkia politike që përbëhet nga treshja, Rama-Berisha-Meta. Kjo politikë i ka futur kthetra thellë në kurrizin e Tiranës, të pronave publike dhe të jetës së qytetarëve dhe duke i marrë ato peng dhe duke qenë ata komanduesit e gjithçka je që ndodh këtu, qoftë në biznes, art e kulturë, qoftë në përditshmërinë këtu në Tiranë. Prandaj qëllimi ynë është të çlirojmë Tiranën, ta çlirojmë nga kthetrat e grabitqarëve të cilët ditën bëjnë sikur zihen për politikë, për parime dhe demokraci dhe natën ndajnë llokmat”, deklaroi ai.

Bejko tha se një pjesë e demokratëve kanë shkuar pas zoti Berisha dhe janë strehuar në ombrellën politike të Ilir Metës.

“Çdo votë që shkon për listën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” është një votë që i jep peshë politikës së Partisë së Ilir Metës, Partisë së Lirisë ose ish-LSI. Prandaj i ftoj demokratët të jenë racionalë, të votojnë Partinë Demokratike. Të shpëtojmë Partinë Demokratike nga asimilimi që ka dashur prej kohësh ‘trekëndëshi i Bermudës’”, tha ai.

Po ashtu, kandidati i PD-së për bashkinë Tiranë, Roland Bejko ka treguar se si lindi slogani “Frymëmarrje për Shqipërinë”, që nisi nga kryeqyteti ku qytetarët ankohen se iu është zënë fryma nga ndërtimet, taksat e trafiku.

“Në diskutim e sipër çohet një zotëri e thotë ‘na u zu fryma në këtë Tiranë’. Thotë na u zu fryma në qarkullimin e ajrit, sot me ndërtimet që janë bërë, janë bllokuar rrymat e ajrit. Në planin ekonomik na u zu fryma, se e kanë 3-4 firma të preferuara dhe bizneset e tjera ngrohen në diell e mezi paguajnë rrogat e punëtorëve. Na u zu fryma në aspektin e qarkullimit në qytet, na duhet 1 orë e gjysmë për të shkuar në punë nga Liqeni i Thatë në Kinostudio, ndërkohë që për 1 orë shkon në Fier. Na u zu fryma nga taksat, ndaj duhet të ulim taksat. Na u zu fryma nga çmimet e larta të banesave. Na u zu fryma nga gënjeshtrat e pafundme”, tha Bejko.

Lexo më shumë nga

Rama: Rritja e të ardhurave buxhetore, në nivel historik

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një tregues i rëndësishëm i fazës ku ndodhet sot ekonomia shqiptare është edhe…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Rritja e të ardhurave buxhetore, në nivel historik

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një tregues i rëndësishëm i fazës ku ndodhet sot ekonomia shqiptare është edhe…