Mbreti Zog, monarku që modernizoi Shqipërinë!

62 vjet më parë ndërroi jetë në Paris, Ahmet Zogu, Mbreti i Shqipërisë

Nga Saimir Z. Kadiu, enciklopedist

62 vjet me pare vdiq ne Paris, Mbreti Zog ( 8 tetor 1895- 9 PRILL 1961)

Ahmet Zogu eshte nje figure kombetare komplekse qe duhet trajtuar objektivisht per cfare ka bere mire dhe cfare ka bere keq…gjithmone duke e krahasuar edhe me rrethanat e kohes se tij.

Eshte kryeministri me i ri ( 27 vjeç) shqiptar i gjithe historise sone qe nga viti i lindjes te shtetit shqiptar (1912).

Fatkeqsisht atij iu be “historia” nga pasardhesit qe izoluan vendin per 50 vjet dhe gjithmone referencat krahasuese te cdo fushe i benin me 15 vitet e kohes se drejtimit te tij.

Ne 30 vitet e fundit ende palet politike mbeten te ndare ne analizen e Fenomenit Zog ne te gjitha aspektet si politike ashtu edhe private.

Pavarsisht mendimeve te ndryshme rreth figures si politikan apo “veseve” shqiptare te tij , per nje gje besoj te gjithe bien dakord: ministrat e qeverive te kohes se tij ishin nje klas i larte jo vetem per kohen por edhe po te krahasohen me qeverite qe erdhen pas luftes apo dhe gjate viteve ne vijim te demokracise.

Emra te tille si Mirash Ivanaj, Fuat Asllani, Mehdi Frasheri, Fejzi Alizoti, Hysen Vrioni, Osman Jonuzi, Koco Kota, Hile Mosi, Milto Tutulani (babai i Margarita dhe Kristaq Tutulanit), Pandeli Evangjeli, Kol Thaci, Myfit Bej Libohova, Xhafer Vila, Rauf Fico, Tefe Curani, Rrok Gera, Rexhep Mitrovica, Lame Kareco, Spiro Koleka, Ndoc Naraci, etj na nderojne kur kujtohet administrata e larte e shtetit shqiptar ne 100 vitet e fundit.

Eqrem Vlora, një kundërshtar i tij, ka dhene këtë gjykim kuptimplotë ndaj Zogut:

“E ashtuquajtura “inteligjencie” e Shqipërisë e ka quajtur dhe e quan Ahmet Zogun injorant, i vesh atij paaftësinë për të hedhur qoftë edhe një mendim në letër pa gabime gramatikore, e qorton atë rreptë për mungesën e ndjenjës së komikes, e mban për intrigant, për njeri të dhënë pas fitimit e shumë e shumë veti të tjera edhe më të pakëndshme.

Për mua të gjitha këto qortime janë shfaqje të urrejtjes. Inteligjenca natyrore e këtij njeriu ishte e mahnitshme; edhe kur ia donte puna të gjykonte dhe të zgjidhte probleme shumë të vështira dhe krejt të huaja për të ai rrallë gabonte, sikundër edhe qe në shoqëri me njerëz shumë më të kulturuar ai nuk bënte kurrë figurë të keqe.”

Ende nuk ka nje qendrim zyrtar te pranueshem nga te gjitha palet per kete figure ashtu si dhe per figura te tjera te rendesishme te historise se kombit shqiptar.

 

Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen ajrore të zjarreve

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen ajrore të zjarreve

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin…