“Mbresa të një projektuesi”

Përvoja ime profesionale si inxhinier mund të ketë interes për hartimin e një historiku të ndërtimit në Përmet.


Nga Ing. Ibrahim Emiri

Në moshën e tretë, kur dola në pension, pra kur u shkëputa nga aktiviteti normal profesional, vendosa të shkruaj disa kujtime e mbresa. Gjykova se shkrimet mund të jenë me interes, jo vetëm për vajzat e mia dhe fëmijët e tyre, poredhe për familjarët, si dhe për kolegët e miqtë e mi.

“Dita duhet vlerësuar në mbrëmje, kurse jeta në fund !”  ka shkruar  filosofi Herbert Spencer. Nëpërmjet këtyre shkrimeve, mundësohet njohja me momente të veçanta të aktivitetit tim profesional, si në projektimin ashtu edhe nëndërtimin e disa prej objekteve social-kulturore në Përmet. Jo vetëm kënaqësitë e gëzimet e natyrëshme të veprimtarisë projektuese e ndërtuese, por edhe vështirësitë e shumta e pretendimet minimale, sidomos në çerek shekullin e jetuar në Përmet ( deri në fillim të viteve 90 ), u bënë shkas për të hedhur në letër kujtime e mbresa jetësore, që nuk mund të harrohen. Përvoja ime profesionale mund të shihet, jo thjesht e vetëm si përmbledhje mbresash e kujtimesh të një inxhinieri, por edhe si material ndihmës, në qoftë se do të ketë interes për hartimin e një historiku të ndërtimit në Përmet.

Procesin krijues të projektimit e kam konsideruarsi përpjekje të mundimëshme për vendosjen e ekuilibrit optimal midis trajtimit funksional e arkitektonik ( kompozimi arkitektonik ) dhe zgjidhjes efikase konstruktive.( konstruksioni ) Procesi i projektimit  në vendin tonë në periudhen e socializmit ishte “punë skllavi”, sepse çdo vizatim teknik në letër bëhej në mënyrë artizanale, me laps apo me tush, kurse llogaritjet konstruktive bëheshin me dorë, me vizore “linieika”,  apo, në rastin më të mirë, me kalkulatriçe shkollore.

As imagjinata më e zhvilluar nuk e konceptonte dot komoditetin e krijuar tashmë për hartimin e të gjithë kategorive të projekteve me programe të shumëllojta kompiuterike, në saje të progresit tëjashtëzakonshëm të shkencës informatike.Literaturë profesionale, apo informacion për arkitekturën, pothuajse nuk kishte në atë periudhë në vendin tonë.

Ajo pak literaturë, që ekzistonte në biblioteka, kryesisht revista arkitekture të vendeve të kampit socialist, ishte vetëm për përdorim të brendshëm me përcaktimin “e rezervuar”, sepse konsiderohej literaturë me ndikime të huaja borgjezo-revizioniste.Për të marrë një referencë të nevojëshme për kompozimin arkitektonik, ndërsa sot arkitektët mund të lundrojnë pa kufi në internet, atëhere mund të shfletoje vetëm ato pak revista arkitekture, që mund të gjeje në bibliotekë.

Në kushte tepër artizanale ishte edhe sektori i zbatimit të ndërtimit, sidomos në ndërmarrjet lokale, ku materialet ishin të kufizuara në sasi e sidomos në llojshmëri, ndërsa mekanizimi i punimeve pothuajse mungonte, bile edhe veglat e punës ishin tepër primitive.  Vështirësitë dhe mungesat e shumta në ndërtim, si pasojë e izolimit absurd të vendit, mbuloheshin me parullat propagandistike “Të mbështetemi tërësisht në forcat tona !”, apo “Të ndërtojmë shpejt, mirë e lirë !” ( Bënin përjashtim, sepse kishin përparësi të veçantë e nuk kishin shumë mungesa, vetëm ndërmarrjet nacionale të ndërtimit të hidrocentralevedhe të veprave të mëdha industriale.)

 

Në fillim të viteve 90, kur për mbijetesë, u detyruan të shkonin në emigracion, specialistët e ndërtimit u befasuan, jo vetëm nga mekanizimi i punimeve, apo nga shumëllojshmëria e materialeve të ndërtimit, por edhe nga llojshmëria e cilësia e veglave të punës. Atëhere e kuptuan sa i prapambetur e primitiv ishte sektori i ndërtimit  në vendin tonë, jo nga kapacitetet profesionale, që ishin shembullore, por nga pamundësitëe theksuara materiale-teknike, si dhe nga mungesa e mekanizimit.

Me ndryshimin e sistemit social-politik në vendin tonë, sektori i ndërtimit pati progres të madh në tërësinë e tij, si në projektim, ashtu edhe në realizimin e ndërtimeve, duke përdorur masivisht teknologjitë bashkëkohore.

Pavarësisht nga mungesat e vështirësitë e shumta të kohës që lamë pas, në saje të aftësive profesionale dhe përkushtimit në punë, që asnjëherë nuk kanë munguar, u arrit që edhe atëhere të projektoheshin e të realizoheshin mjaft objekte me vlera ndërtimore, që i rezistuan kohës.

Meqenëse kam jetuar e punuar një çerek shekulli në Përmet, jo vetëm si qytetar, por sidomos si projektues e ndërtues, ruaj nostalgji të veçantë për atë qytet, sepse, veç viteve më të bukur të jetës, kam lenë atje përfundimisht një pjesë të krijimtarise sime profesionale si arkitekt e konstruktor, në mjaft projekte të realizuara, apo edhe në ndonjë projekt-ide.

U jam mirënjohës të gjithë kolegëve e bashkëpuntorëve të mirë, të cilët më krijuan ambient shoqëror e me mbështetën në përballimin e vështirësive jo të pakta në sektorin e ndërtimit.

Mirënjohja ime e sinqertë nuk mund të mungojë për të gjithë ata njerëz fisnikë, me funksione shtetërore apo partiake në sistemin socialist, të cilët me dashamirësi më mbështetën, më inkurajuan e më vlerësuan në punë e në jetë. ( Qëndrimi pozitiv i tyre merr vlerë të veçantë, pasi më kanë mbështetur, duke mos zbatuar verbërisht famëkeqen “luftë të klasave”.  Nga persona, apo edhe nga struktura të veçanta keqdashëse, unë jam konsideruar person “me hije në biografi”, sepse babai im ishte burgosur nëvitin 1947  (në kohën e Koçi Xoxes ), pavarësisht se dënimi ishte fare i padrejtë. Kjo padrejtësi e diktaturës, apo atdhetarizmi, që ka karakterizuar në çdo kohë familjen time, si dhe mbështetja nga njerëzit fisnikë, janë sqaruar e argumentuar plotësisht në librin “Alizot Emiri – Njeriu, libràri e gazet fisnike“, botuar në vitin 2011.).

Sa konçize, aq domethënëse është shprehja e filosofit Immanuel Kant“ Mosmirënjohja është esenca e paturpësisë”. Për fat të keq, sidomos pas përmbysjes së diktaturës dhe ardhjes së “demokraturës”, kjo esencë paturpësie u shfaq me tepëri në shoqërinë shqiptare.

Nga aktiviteti pasionant si projektues, arkitekt e konstruktor, ruaj shumë mbresa e kujtime, sidomos nga objektet e realizuara në Përmet, disa prej të cilave gjykova t’i sjell në këtë libër.

Kujtimet e mbresat jetësore nga puna projektuese e ndërtuese përbëhen, jo vetëm nga kënaqësi profesionale, por edhe nga shqetësime absurde, prandajpër seicilin objekt janë përshkruar :

  • Kënaqësi profesionale
  • ( Kujtime nga puna pasionante për projektimin e realizimin e disa objekteve të veçantë.)
  • Mbresa e shqetësime (Mbresa nga shqetësimet absurde, të lidhura me projektimin, apo realizimin e disa prej objekteve.)

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Tragjedia e një shoqërie përmes fatit të një gruaje dhe fëmijëve të saj…

Një nënë i dha fund jetës, duke u vetëmbytur së bashku me tre fëmijët e saj të mitur.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Travel Off Path”: Shqipëria – destinacioni mesdhetar me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë

Tor Brierley shkruan në “Travel Off Path”