“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike që duhet zbuluar

Në botë ka shumë qytete historike, përtej kryeqyteteve të njohura, të cilat ruajnë vlera të rëndësishme arkitekturore, kulturore dhe historike, por që mbeten ende pak të vizituara nga turistët, shkruan “The Indian Express”, gazeta e përditshme indiane në gjuhën angleze.


Në botë ka shumë qytete historike, përtej kryeqyteteve të njohura, të cilat ruajnë vlera të rëndësishme arkitekturore, kulturore dhe historike, por që mbeten ende pak të vizituara nga turistët, shkruan “The Indian Express”, gazeta e përditshme indiane në gjuhën angleze.

Nga portet e lashta tregtare te qendrat mesjetare dhe ish-kryeqytetet mbretërore, këto qytete ofrojnë mundësi për të zbuluar trashëgiminë e pasur të qytetërimeve të ndryshme dhe për të njohur më nga afër të kaluarën e tyre.

Në këtë kuadër, janë përzgjedhur gjashtë qytete historike më pak të njohura, të cilat rekomandohen si destinacione për t’u vizituar nga turistët e interesuar për historinë dhe kulturën.

Në këtë renditje përfshihet edhe Gjirokastra, një nga qytetet historike të Shqipërisë, e njohur për arkitekturën karakteristike osmane dhe trashëgiminë e saj kulturore, e mbrojtur nga UNESCO.

Gjirokastër, Shqipëri

E njohur si “Qyteti i Gurtë”, Gjirokastra është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe shquhet për vlerat e saj arkitekturore, veçanërisht për ndërtesat tradicionale të periudhës osmane.

Qendra historike karakterizohet nga shtëpitë me çati prej guri, rrugët e shtruara me kalldrëm dhe kalaja e ndërtuar në majë të kodrës, prej nga ofrohet një pamje mbi luginën e Drinos.

Gjirokastra është gjithashtu vendlindja e shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Gjirokastra është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që prej vitit 2005, për vlerat e saj të veçanta historike dhe arkitekturore.

Qyteti shquhet për banesat tradicionale shumëkatëshe, të ndërtuara kryesisht gjatë shekujve XVII–XIX, me mure të trasha guri dhe elemente karakteristike të arkitekturës së periudhës osmane.

Qendra historike përfshin gjithashtu Pazarin e Vjetër, i cili u zhvillua si qendër tregtare dhe zejtare e qytetit, si dhe xhaminë e Pazarit dhe kisha të ndërtuara gjatë shekullit XVIII.

Një tjetër monument i rëndësishëm është Kalaja e Gjirokastrës, e cila përbën pikën qendrore të qytetit të vjetër dhe ofron pamje panoramike mbi luginën e Drinos.

Në kala ndodhen edhe hapësira muzeale dhe objekte, që dëshmojnë periudha të ndryshme të historisë së vendit.

Qyteti është gjithashtu i njohur për Festivalin Folklorik Kombëtar, i cili zhvillohet në kalanë e tij dhe mbledh grupe artistike nga Shqipëria dhe trevat shqiptare.

Sipas renditjes në artikull, gjashtë qytetet historike të përzgjedhura janë:

Colonia del Sacramento, Uruguai

Gjirokastra, Shqipëri

Lamu, Kenia

Matera, Itali

Trogir, Kroaci

Visby, Suedi

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike që duhet zbuluar

Në botë ka shumë qytete historike, përtej kryeqyteteve të njohura, të cilat ruajnë vlera të rëndësishme arkitekturore, kulturore dhe historike,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike që duhet zbuluar

Në botë ka shumë qytete historike, përtej kryeqyteteve të njohura, të cilat ruajnë vlera të rëndësishme arkitekturore, kulturore dhe historike,…