Shqipëria dhe Azerbajxhani më pranë përmes lidhjeve ajrore!
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Mario Chavez, Drejtor Ekzekutiv të kompanisë ajrore AZAL (Azerbaijan Airlines), Rowan Chalmers, Këshilltar pranë Aeroportit të Bakusë, dhe Murad Novruzov, Zëvendësdrejtor i Zyrës së Presidentit të Aeroportit.

Në qendër të bisedës ishte përmirësimi i ndërlidhjes ajrore ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e aviacionit.
Lidhjet më të mira ajrore krijojnë ura të reja për turizmin, biznesin dhe shkëmbimet mes qytetarëve. Shqipëria po punon për të qenë një destinacion gjithnjë e më i afërt dhe tërheqës për vizitorët nga Azerbajxhani.