Gonxhja: 7,65 miliardë lekë për turizmin, kulturën dhe sportin

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën projektbuxhetin për vitin 2027


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën projektbuxhetin për vitin 2027, i cili parashikon 7,65 miliardë lekë për sektorët e turizmit, kulturës, sportit dhe rinisë, me një rritje prej 3,5% krahasuar me vitin 2026.

Gjatë prezantimit, Gonxhja theksoi se këta sektorë kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, në krijimin e vendeve të punës, zhvillimin e sipërmarrjes, forcimin e identitetit kombëtar dhe promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Sipas ministrit, objektivi është që potenciali i turizmit, kulturës, sportit dhe rinisë të kthehet në zhvillim të qëndrueshëm, përmes investimeve strategjike, politikave të orientuara dhe modernizimit të kuadrit institucional e ligjor.

Gonxhja tha se “2,74 miliardë lekë janë parashikuar për investime publike, duke ruajtur qëndrueshmërinë e financimit për projektet e nisura gjatë vitit 2026 dhe duke krijuar hapësirë për çeljen e projekteve të reja. Ky financim do të mbështesë restaurimin, konservimin dhe rijetësimin e monumenteve dhe muzeve, si dhe përfundimin e investimeve madhore në infrastrukturën kulturore, përfshirë Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Qendrën Kombëtare Kulturore për Fëmijë dhe Teatrin e Kukullave, krahas vijimit të fazave të investimit për Teatrin Kombëtar”.

Sipas tij, një prioritet i veçantë është programi i Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeve, i cili arrin në 2,08 miliardë lekë, me një rritje rekord prej 80% krahasuar me vitin 2026.

Në fokus të projektbuxhetit është edhe forcimi i kapaciteteve njerëzore.

“Për këtë qëllim parashikohet përmirësimi i trajtimit financiar të 93 restauratorëve, si dhe shtimi i 70 pozicioneve të reja në strukturat e institucioneve të artit dhe trashëgimisë. Në tërësi, gjatë periudhës 2026–2027, kapacitetet njerëzore në sektorin e kulturës pritet të rriten me 106 punonjës, ose rreth 9%”, tha Gonxhja.

Sa i përket mbështetjes për projektet, Gonxhja vuri në dukje se “nga fondi prej 2,68 miliardë lekë të parashikuara për shpenzime të tjera korrente, 1,58 miliardë lekë do të përdoren për financimin e projekteve në fushat e përgjegjësisë së ministrisë dhe institucioneve të varësisë”.

“Prej këtij fondi, 609,4 milionë lekë janë parashikuar për artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore, me synim mbështetjen e artistëve, organizatave kulturore, krijuesve dhe zhvillimin e veprimtarive kulturore në të gjithë vendin”, tha Gonxhja.

Ministri u ndal edhe te rritja e financimit për kulturën në një perspektivë afatgjatë, duke bërë të ditur se nga 1,42 miliardë lekë në vitin 2013, buxheti i kulturës arrin në 5,45 miliardë lekë në vitin 2027.

“Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 284%, ose mbi 4 miliardë lekë më shumë, duke e çuar financimin në një nivel rreth 3,84 herë më të lartë se në vitin 2013. Kjo ecuri pasqyron zgjerimin e mbështetjes publike për institucionet, infrastrukturën kulturore, krijimtarinë artistike dhe mbrojtjen e trashëgimisë”, tha Gonxhja.

Gjatë prezantimit, Gonxhja theksoi gjithashtu rëndësinë e reformave ligjore, duke bërë të ditur se Ministria po punon për nëntë nisma ligjore që synojnë modernizimin e kuadrit rregullator në fushat e kulturës, artit dhe turizmit.

Ndër nismat e përmendura janë ligji për librin, ligji për të drejtat e autorit, ndryshimet në ligjin për artin dhe kulturën, krijimi i Fondit Kombëtar për Artin, projektligji për donacionet dhe sponsorizimet, si dhe ndryshimet në legjislacionin për kinematografinë, trashëgiminë kulturore dhe turizmin.

Në këtë kuadër përfshihet edhe projektligji për trajtimin financiar të balerinëve, valltarëve, akrobatëve dhe këngëtarëve lirikë pas ndërprerjes së veprimtarisë artistike.

Sipas Gonxhes, përmes këtij projektbuxheti synohet forcimi i institucioneve, rritja e profesionalizmit dhe krijimi i mundësive të zhvillimit në të gjithë territorin, duke shfrytëzuar potencialet e bashkive dhe komuniteteve lokale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 7,65 miliardë lekë për turizmin, kulturën dhe sportin

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën projektbuxhetin për vitin…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: 7,65 miliardë lekë për turizmin, kulturën dhe sportin

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën projektbuxhetin për vitin…