Vlora Hyseni, shefja e re e SHISH

Vlora Hyseni ka qenë ish-zëvendës drejtore e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Kosovës


Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ka propozuar zonjën Vlora Hyseni, ish-zëvendës drejtore e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Kosovës, për postin e drejtueses së Shërbimit informativ shqiptar.

Zoti Rama e propozoi emrin e zonjës Hyseni Presidentit Bajram Begaj, i cili ka kompetencën për të dekretuar shefin e shërbimeve sekrete.

Në një postim në Facebook, zoti Rama shkruajti:

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”.

??Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ të…

Posted by Edi Rama on Friday, March 17, 2023

Shërbimi Informativ shqiptar ka qëndruar pa kreun e tij për afro një vit, pasi drejtori Helidon Bendo, u largua për një trajnim të gjatë në Shtetet e Bashkuara duke dhënë dorëheqjen dhjetorin e kaluar.

Zonja Hyseni ka punuar disa vite në Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës së Kosovës, ku ka qenë Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë e më pas Zëvendësdrejtore e këtij institucioni nga viti 2019, për t’u shkarkuar më pas në mesin e vitit 2021 nga presidentja Osmani.

Nuk është hera e parë që në institucionet e Shqipërisë janë emëruar zyrtarë nga Kosova, deri në nivele të ministrave.

Kumbaro: Kompania spanjolle “Iberia” nis fluturimet në linjën Madrid-Tiranë-Madrid

“Iberia” do të ofrojë më shumë mundësi për vizitorët spanjollë, që janë ndër grupet e turistëve me rritjen më të…

Global 360

Osmani: Kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Në Komitetin për politikë dhe demokraci të Këshillit të Evropës, sot pritet të votohet raporti për Kosovën për anëtarësim në…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

NATO shpëtoi Kosovën nga spastrimi etnik i forcave serbe!

Ish-Ministri i Jashtëm: 24 Marsi i vitit 1999 mbetet i pashlyer në memorien e kombit tonë!

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Kumbaro: Kompania spanjolle “Iberia” nis fluturimet në linjën Madrid-Tiranë-Madrid

“Iberia” do të ofrojë më shumë mundësi për vizitorët spanjollë, që janë ndër grupet e turistëve me rritjen më të…