Prezenca e OSBE-së trajnon policinë për zgjedhjet vendore të 14 majit

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit dhe me mbështetjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Prokurorisë së Përgjithshme, filloi sot trajnimin e punonjësve të policisë


Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit dhe me mbështetjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Prokurorisë së Përgjithshme, filloi sot trajnimin e punonjësve të policisë, që do të jenë të ngarkuar me detyra në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Trajnimet, të cilat do të vijojnë deri në mesin e muajit prill, do të adresojnë rolin e policisë në proceset zgjedhore.

Në ceremoninë e çeljes së trajnimeve, Kryetari i Prezencës, ambasadori Guido De Sanctis, tha se, “si kryetari i ri i Prezencës së OSBE-së jam i lumtur t’i jap një vrull të ri mbështetjes së vijueshme që Prezenca e OSBE-së u jep institucioneve shqiptare në organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve në përputhje me praktikat e njohura ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE/ODHIR-it. Këtë trajnim mbi administrimin zgjedhor ne e ofrojmë çdo vit zgjedhor, si pjesë e mbështetjes tonë për forcimin e kapaciteteve institucionale. Ju nxis që ta zbatoni sa më mirë në praktikë atë që do të mësoni dhe shkëmbeni me njëri-tjetrin këtu”.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vijueshme që Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i ka dhënë dhe po i jep Policisë, mbështetje e cila, shtoi ai, “faktohet edhe sot, përmes këtij trajnimi të organizuar për punonjësit e Policisë së Shtetit”.

Gjithashtu, ai falënderoi Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, “për angazhimin e tyre në këtë trajnim të domosdoshëm”.

“Siguroj qytetarët, subjektet politike, dhe partnerët tanë se Policia e Shtetit do të zbatojë ligjin dhe vetëm ligjin”, tha ai.

Edhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Prokurori i Përgjithshëm iu drejtuan të pranishmëve, duke vënë në dukje rolin dhe rëndësinë e ruajtjes së standardeve për krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, në mënyrë që ata të votojnë të lirë.

Nga data 6 deri më 8 mars 2023, do të trajnohen rreth 125 drejtues të nivelit të lartë dhe të mesëm, përfshirë zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të policisë, drejtorët e departamenteve, drejtorët vendore të policisë dhe ata të kufirit, si edhe shefat e komisariateve dhe zëvendësdrejtorët e drejtorive vendore të policisë. Nga 13 deri më 20 mars, do të trajnohen rreth 170 trajnerë, të cilët do të trajnojnë, më pas, rreth 6 000 punonjësit e policisë që do të angazhohen me detyra zgjedhore.

Po ashtu, Prezenca e OSBE-së planifikon të prodhojë disa fletëpalosje informuese, të cilat do të shpërndahen në disa pika të kalimit kufitar, për zgjedhësit shqiptarë me banim jashtë vendit që do të vijnë për të votuar në Shqipëri.

Prezenca e OSBE-së i organizon këto trajnime që prej vitit 2005, duke i dhënë një rol gjithnjë e më të madh Policisë së Shtetit në zhvillimin e tyre.

Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

Kryeprioriteti i Legjislaturës së XI të Kuvendit do të jetë anëtarësimi në BE.

Global 360

Shqipëria krah SHBA dhe 14 vendeve të tjera: Irani të ndalë sulmet që cënojnë sovranitetin tonë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Austria, Belgjika, Kanadaja, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

Kryeprioriteti i Legjislaturës së XI të Kuvendit do të jetë anëtarësimi në BE.