Odise Kote: Jam i bekuar nga dashuria!

Dita e Dashurisë – Shën Valentini ështe “Dita e Ditëve”, “Festa e Festave”. Nuk ka ditë më të mbushur me emocion.

Nga Odise Kote

Dita e Dashurisë – Shën Valentini ështe “Dita e Ditëve”, “Festa e Festave”. Nuk ka ditë më të mbushur me emocion. Për njeriun e zemrës. Dashuria është lulja më e bukur. Nuk vyshket kurrë!

SHKOVA DHE NUK TË PASHË…

Shkova ndë udhë të mendjes dhe s’të pashë …
Pas çdo kthese – kujtese, myshk i përhimtë.
Se gjeta as të çarën në mjegullinën e bardhē.
Sepse ty askush nuk të harron gabimisht …

Do kalojë edhe kjo! Gjyshja ime thoshte,
Dhe ngrinte e palëvizur nē celuloid.
Memoria që zbehej, tretetj, shpirtërohej,
Krejt si dëbora pêrmbi Trebeshinë.

Vetmitar do pres shira egër – butë maji.
Shenjat e çuditshme atje larg në horizont.
Ndoshta pikturohesh në kujtesë të mallit,
Sepse ty gabimisht askush nuk të harron …

Shkova udhës së kroit dhe nuk të pashë …

Kur të më shikosh …

Kur tê më shikosh që çdo ditë zvogëlohem,
mos u trishto, jam duke ikur.
Po e ndjen që me zogjtë e agimit zgjohem,
Gëzo! Është shenjë feste e saponisur.

Si ngrica në dritë të hënës shkëlqejnë,
Ca pyetje hollake marrëzi dhe shpresë.
Të kuptosh nuk qenka zakon kaq i keq,
Që me gurë të moçëm tê ngresh ndërtesë.

Mos u zemëro që rropatem, burimin të gjej.
Atje, ku mëllenja e çafka fshihen nga vapa.
Dashuria s’është siguri, por veç një vjegë,
Që punë të bekuara të lësh mbrapa.

A të kam thënë që ti do të mbetesh lule?
Sepse lulja ka në thelb aromën, pjellorinë.
Sikur e humbur në pus, fshatit të braktisur,
Pafajësia kurrë s’do ta braktisë njerinë.

Nëse më shikon që çdo ditë zvogëlohem,
mos u trishto, jam duke u larguar …

MJELLMA.

Ajo ishte një vajzë lozonjare.
E gjithë bota është plot me vajza,
dhe aroma jaseminësh.

Kush do t’i varroste sorrat?

Ajo ishte një mjellmë dhe kjo
do të thotë që askush s’e ndalon dot,
as dhe një qiell gjithë rrebesh.

Kush do t’i varroste sorrat?

Ku shkon të vdesë një mjellmë,
në qiell apo në tokë?
Qielli qënka për të tashmen,
toka për të ardhmen …

Kur dashuria të jetë larguar,
mjellma ikën të takojë dikë tjetër …

KA KOHĒ QË GRINDEMI …

Ka kohë që grindemi për ikjet,
Nga ikjet ç’gjurmë mbetën vallë?
Tani ti je krejt e tejdukshme,
e brishtë, e hollë si një membranë.

Nga ikjet nëpër shteg kujtimesh,
gjurmët heshtake, krejt po zbehen.
Gjithnjë ato të pakuptueshme,
si shkrim – enigmat katalehe.

Ka kohë pendimesh dhe për ikjet,
Se ikjet shpesh dhe kthime janë.
Tani ti je krejt e tejdukshme,
e brishtë, e hollë si një membranë.

Ka kohē që grindemi për ikjet,
Ka kohë që tretemi për kthimet …

SIKUR TË ISHE TI ME MUA …

Sikur të ishe ti me mua, sikur të ishe,
Mbështjellur gjirit, mos të të humbas.
Aty nën rrënoja, vetmisë dhe stuhive,
Në gabimin e pandreqshëm në park…

Në vende të errëta, vogëlina të prekjes,
Këmbëve që ngatërrohen nëpër fije bari.
Në duf aromash, panginjur prej dehjes,
Në gjëegjëzë lozonjare mëkatari…

Pendimet vdiskan në prill a në maj,
Kur shenja buzëkuqësh fshihen me kujdes.
Ti ishe veç frymë, pa formë e pa faj,
Shpejtësi marramendëse treni ekspres…

Prej harrimit të vish, s’do desha gjë tjetër
Si Ulisi të endem stuhish për Itakë.
E gjitha kjo mbetet veç një gënjeshtër,
Se ende shoh ëndrra, besoj jam me fat…

Sikur të ishe ti me mua, të ishe …

DASHURIA

Dashuria s’është kujtim që mund ta urresh,
As frikë lëndimi për besimin që s’e kishe.
Është fantazi hyjnore, krijohet si do vetë,
Duke lënë gjithë pyetjet pa përgjigje.

Dashuria është e mbushur përplot iluzione,
brenda vetes lindin e përbrenda fshihen.
Është fantazi hyjnore, kufijtë i vë vetë,
Duke lënë gjithë pyetjet pa përgjigje.

Dashuria nuk është kurrësesi një braktisje,
Zemra e nënës e syri zotit, janë aty përjetë.
Nuk është një plagë që dhuron veç dhimbje
Por fantazi hyjnore që të mbush me shpresë,

Dashuria nuk ka imitim, është krejt origjinale,
Nuk është kujtim, kurrësesi s’mund ta fshish.
Dashuria i lë gjithë pyetjet pa përgjigje,
Fantazi hyjnore, vendos vetë për kufijtë.

Gonxhja: 7,65 miliardë lekë për turizmin, kulturën dhe sportin

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën projektbuxhetin për vitin…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: 7,65 miliardë lekë për turizmin, kulturën dhe sportin

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën projektbuxhetin për vitin…