ASPRAT E JUDËS…

Tiranë, 2019 (Nga libri “Thika pa gjak”)


Nga Zija Çela

 

ASPRAT E JUDËS…

Vetëm në mëngjes, kur hapa postën elektronike, lexova tekstin që një miku im ma kishte dërguar në prag të mesnatës.

AI: Sonte në Malin e Ullinjve u mblodhën sërish nxënësit, Shën Pjetri me apostujt. Pak më vonë atje shkoi edhe Juda. Ishte bashkë me romakët, kryepriftërinjtë dhe shërbëtorët e Tempullit. Nxënësit, nga frika e puthjes së tij hipokrite, u vunë në siklet menjëherë dhe, si për t’i bërë sa më pak të dukshme, nisën të rrufisnin faqet. Mirëpo të paftuarit dolën huq. Jezusi mungonte në Gethsemane. E kështu pra, të bindur për ringjalljen e tij, nuk e kapën përsëri me tradhti.

Qysh fëmijë, kur mësova pabesinë e parë, nga dhembshuria Jezusin e pata marrë në shtëpi. Sa herë që Juda na trokiste në portë, me një frikë që më brente porsi mokër, unë merrja pesë gozhdë dhe dilja vetë, në mënyë që në vend të Jezusit të më kryqëzonte mua shpura e egër. Mbas meje, çuditërisht, nxitonte edhe gjyshja. Pastaj, a thua se për të më mbrojtur, ajo më merrte në pëqì dhe, teksa më quante një Krisht i vogël, kokrrat e lotit i vareshin në sy. Ti mund ta marrësh me mend, unë ndieja lazdrim për këtë sublimim.

Por ende s’ta kam rrëfyer qëndrimin e gjyshit, i cili nuk binte në tundim. Përkundrazi, arrinte në përfundim tjetër. Ai thoshte: “Dëgjomë me kujdes, nipi im, lavdi nuk të jep asnjë imitim. Ka mjaftuar gozhdimi i Jezusit një herë, për të tejkaluar çdo kryqëzim.”

Më shkruaj tani, ke ndonjë pyetje?

UNË: Kam pyetje rreth Juda Iskariotit. Ai pati blerë një ngastër dhe bash aty e vari veten. Por tokën e bleu me asprat, që u shpërblye nga të pushtetshmit. Tani po pyes, ç’u bënë ato të holla që hynë në tregun financiar aso kohe? A qarkullojnë edhe sot e kësaj dite nëpër bursa, që nga ajo e Nju Jorkut, Londrës, Tokios a Milanos, deri në bankat e Tiranës? Dhe a qarkullojnë botërisht vërtet me kaq fitim? Kam dëgjuar se tashmë, nën trysninë e antikuarëve por sidomos të qëllimeve të fshehta, kursi i këmbimit është çliruar nga rregullat e ngurta. Vlera varet nga vendi ku bëhet këmbimi, kujt i paguhen dhe përse paguhen. Ka raste që 50 aspra të Judës = 99.000 dollarë, ndërkohë që në Europë nganjëherë shkon edhe më shumë, për shembull, 100 aspra = 200.000 Euro.

Miku im, po pres përgjigjen tënde. Dhe shpejto sa të mundesh, në mënyrë që përballë kompjuterit kurrizin mos ma kërrus.

Por përgjigje nuk mora… Virus?

 

****

Tiranë, 2019 (Nga libri “Thika pa gjak”)

Lexo më shumë nga

Rama: “Paketa e Maleve” mundësi për ringjallen e tokave të të parëve me projekte agroturizmi

Rama theksoi se interesimi për këtë paketë është i lartë, pikërisht sepse ajo u ofron banorëve të zonave të thella…

Global 360

Kosova fiton ndaj Sllovenisë dhe siguron “Play-offin”

Dardanët kanë shënuar fitore historike në ndeshjen e madhe luftarake në Lubjanë kundër Sllovenisë.

Diplovista

Rama për ”Corriere della Sera”: Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin

Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: “Paketa e Maleve” mundësi për ringjallen e tokave të të parëve me projekte agroturizmi

Rama theksoi se interesimi për këtë paketë është i lartë, pikërisht sepse ajo u ofron banorëve të zonave të thella…