Sinan Vaka, poeti i bukurive të Përmetit

Poeti dhe përkthyesi përmetar, Sinan Vaka, dallohet për stilin e tij të hijshëm dhe vargun e skalitur me mjeshtëri.


Poeti dhe përkthyesi përmetar, Sinan Vaka, dallohet për stilin e tij të hijshëm, në vargun e skalitur me mjeshtëri, si një “përqafim etern” me vargun e bukur.

Herë të fut me poezitë e tij “në pyllin e hidhërimit njerëzor”, dhe herë “shirat e mendimeve që lagin gjithkund”.

Këto janë disa poezi prej nektarit poetik të Sinan Vakës.

SEKRETET JETËSORE

Në rrugën e varrezave,
Vetmi e trishtë
Dhe lule nën kujdesje zemrash.
Edhe pas mijëra vjetësh
Këtu do të ketë yje të errët .
Hija e një selvie ,do të lëkundet në erë…
Kalimtari i rastit do të mërmërisë me vete
Madje kur të ndalet ,
Do të përhumbet në një det pikëllimi.

Mëkat, të kërkosh gëzim
Në pyllin e hidhërimit njerëzor .
Ndoshta është kështu, tepër e përjetë
Nata e mendimeve pranë mermerave..!

Por, unë thellësisë bëj britma ,
Të kërkoj ty e dashur…
Të premtoj, të premtoj,
Se kthimin e kam përqafim etern.
Largësisë …
… pashë Karontin kërcënues dhe hidhnak
Dhe varkën e tij lidhur bregut sfidues…
Dua të kthehem te gjinjtë e tu i dëshirshëm.

Të flak në humnerën e brengave
Sekretet e dhimbjes .

BUZEQESHJA MANEKINE

Më kupton këto çaste në rrugën “Formigara“
Në përpëlitje me dhimbjet deri në qiell,
Duke ecur si dordolec tregut midis reklamash,
E duke vijëzuar mjerrane hijen nëpër diell.

Në suprinat e qelqta reflekset diellore
Dhe mjegullsia ime nga çmenduria e çmimeve,
E vetmja bujari e tepëruar dhe djallëzore
Buzëqeshja e pajetë e manekinëve.

SORESINA Itali 2006

BRAKTISJA E TURRMËS

Te kjo pjacë e murrmë dhe mesjetare
Mund ta blesh si të duash përçmimin,
Kur ndjejnë të folurën e një gjuhe tjetër,
Një tjetër race, të braktisin dhe ikin.

Ç’ngelet nga dritësimi iluzor ku ndodhesh ?
I lodhur nga fatkeqësia e të qenurit “ ndryshe “,
I paforcë të ndreqësh këtë botë opinionesh,
Largohesh si një pikëz e kotë, turmës larushe.

SOREZINA Itali 2005

—–

PERMETI IM I LINDJES!

Sa më dhemb çdo kujtim i harruar,
Që rizgjohet dhe kryeneç më poshtëron,
Sa më dhemb kjo kornizë e coptuar
E qytetit që ishte dhe tani më nuk rron.

Kanë mbetur vetëm buzëqeshjet e stisura
Dhe ecja ime e braktisur nga miqtë e hershëm,
Jehona fatesh të harruara, të grisura,
Si afishe të zverdhura, pa lajm të nesërm.

Kanë ikur poetët, aktorët, muzikantët
Dhe çfarë kanë ngelur, më duken të huaja
Si ceremonia e çrregullt dhe krejt e mangët
E një dasme kur ngelet vetëm rrëmuja.

Hapi im i përtuar, i lodhur, i tjetërsuar,
Me grahma jete që më shtyn askundit,
Sa shpesh në mbrëmjen e qetë, por të mallkuar
Midis njerëzve ndjehem se jam malli i fundit.

Shirat e mendimeve që lagin gjithkund
Dhe ftohtësia e erërave që ngrihen dhimbjes,
Jane pak që të rikujtojnë çfarë u humb,
Nga shpirti dhe nga qyteti im i lindjes.

—-

TELEFONATA E FUNDIT

ALO !

Kohë e mbyllur nën drithma terrori !
Brenda një receptori më lëkund vetëdijen.
Çdo pip ! vagant këtë fundnëntori
Morri prej meje dritën dhe më lëshoi hijen.

Ku je ?
Duke imagjinuar fytyra yjesh
Ndjej qiejt eternë gati të kotë …
Kërkoj të bindem , ndoshta mundesh…
Do të të pres gjithë jetën me dy pika lotë .

Digjitalizimi i shërbimeve, Myzyri: KPP ka marrë statusin e vëzhguesit në organet shqyrtuese të prokurimit të BE

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka prezantuar dy manuale për dorëzimin dhe shqyrtimin e ankesave në fushën e prokurimit publik…

Global 360

Osmani: Kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Në Komitetin për politikë dhe demokraci të Këshillit të Evropës, sot pritet të votohet raporti për Kosovën për anëtarësim në…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

NATO shpëtoi Kosovën nga spastrimi etnik i forcave serbe!

Ish-Ministri i Jashtëm: 24 Marsi i vitit 1999 mbetet i pashlyer në memorien e kombit tonë!

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Digjitalizimi i shërbimeve, Myzyri: KPP ka marrë statusin e vëzhguesit në organet shqyrtuese të prokurimit të BE

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka prezantuar dy manuale për dorëzimin dhe shqyrtimin e ankesave në fushën e prokurimit publik…