Bashkëpunimi ushtarak SHBA-Shqipëri, LLoyd pret Peleshin në Uashington

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, priti në Pentagon ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, priti sot në Pentagon ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Zoti Austin tha se ky takim vjen në një periudhë kritike për sigurinë e Evropës, pas agresionit rus kundër Ukrainës, ndërsa falenderoi Shqipërinë për mbështetjen ndaj Kievit.

“Faleminderit për ndihmën me municione dhe atë humanitare që Shqipëria po ofron për Ukrainën. Jemi veçanërisht mirënjohës për angazhimin e Shqipërisë në aktivitetet që rrisin vigjilencën e NATO-s në Bullgari”, tha zoti Austin.

Sekretari Austin vlerësoi bashkëpunimin 30 vjeçar dypalësh në fushën e mbrojtjes, midis Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ai përmendi edhe kontributet e Shqipërisë në misionet e NATO-s në Ballkan dhe Evropën Qendrore.

Nga ana e tij, ministri i mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi tha se “ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Është një mundësi e shkëlqyer që të ndaj me ju atë që po bëjmë së bashku, por edhe atë që mund të bëjmë më shumë për ju, dhe atë që Shtetet e Bashkaura mund të bëjnë më mirë, në kohën kur agresioni rus ka tronditur qëndrueshmërinë në botë, veçanërisht në rajonin tonë të brishtë të Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Peleshi.

Ministri Peleshi tha se vendi që ai përfaqëson është krenar që për 15 vite është anëtar i NATO-s dhe një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara.

“E kuptojmë rolin tonë në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi vendi më i vendosur në rajon në orientimin perëndimor. Mbështetemi tek Shtetet e Bashkuara dhe duam të ndihmojmë në planet e aleancës”, tha zoti Peleshi.

Sekretari Austin dhe ministri Peleshi diskutuan edhe mbi sulmin e vitit të kaluar kibernetik ndaj Shqipërisë dhe ndihmën e ofruar nga Garda Kombëtare e Nju Xhersit. Zoti Austin tha se puna e përbashkët për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë do të vazhdojë.

Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.

Global 360

Osmani nga Brukseli: Fati i Kosovës është Bashkimi Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në Bruksel aty ku do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.