Kryediplomati i Togos: Kemi tërhequr njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Integrimit Rajonal dhe Diasporës i Togos, Robert Dussey, konfirmoi në në Beograd “mbështetjen e parezervë” për integritetin territorial të Serbisë


Ministri i Punëve të Jashtme, Integrimit Rajonal dhe Diasporës i Togos, Robert Dussey, konfirmoi në në Beograd “mbështetjen e parezervë” për integritetin territorial të Serbisë, raportoi agjencia Beta.

“Ne në Togo njohim vetëm një Serbi, një Serbi të bashkuar. Jam i lumtur që ju dëgjoj duke përmendur tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe ky është vendim definitiv”, tha ai gjatë takimit në Beograd më 16 janar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Që nga viti 2019, Serbia pretendon se Togo ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Togo njohu pavarësinë e Kosovës më 2 korrik 2014 dhe atëbotë kishte qenë pikërisht kryediplomati Dussey që me ministrin e atëhershëm të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, kishin nënshkruar marrëveshjen për themelimin e raporteve diplomatike mes dy shteteve.

Daçiq ndërkaq tha se tërheqja e njohjeve të Kosovës hap mundësinë për dialog dhe negociata, sepse ata që e duan një Kosovë të pavarur “duan ta bëjnë përmes rrugëve të shkurtra apo forcës, apo duke mbivotuar në disa forume ndërkombëtare”.

Qeveria e Serbisë njoftoi se kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka falënderuar Dusseyn për “pozicionin parimor” të Togos, kur bëhet fjalë, siç ka thënë zyra e saj, për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë.

Më 4 janar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vupçiq, deklaroi se Serbia po pret shtetin e dhjetë, që sipas tij, do të tërheqë njohjen e Kosovës, por pa specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë.

Vuçiq pretendoi se nëntë shtete veçse kanë tërhequr njohjen e Kosovës: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guniea, Antigua dhe Barbuda, Shën Lucia dhe Maldivet.

Por, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës hodhi poshtë pretendimet e Vuçiqit, duke thënë se të njëjtat “nuk janë vërtetuar as pas bisedave me përfaqësuesit në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm” të Kosovës.

Serbia edhe në të kaluarën ka pretenduar se shtete të ndryshme kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, sipas MPJD-së, Kosovën që nga shpallja e pavarësisë më 2008, e kanë njohur 117 shtete./REL

23 Prilli, Dita Botërore e Librit

Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të Drejtave Autoriale ka kuptim simbolik për letërsinë botërore.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

23 Prilli, Dita Botërore e Librit

Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të Drejtave Autoriale ka kuptim simbolik për letërsinë botërore.