Prezenca e OSBE prezantim përpara KQZ rreth pjesëmarrjes në zgjedhje të votuesve me aftësi të kufizuara shikimi

Prezantimi u bazua në gjetjet e “Raportit të Monitorimit mbi Pjesëmarrjen e Votuesve me Aftësi të Kufizuara Shikimi në Zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit 2021”,

Në kuadrin e përpjekjeve të saj afatgjata për mirinformimin e votuesve që vijnë nga kategori shoqërore të keqpërfaqësuara, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mundësoi ditën e sotme mbajtjen e një prezantimi përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) rreth pjesëmarrjes në zgjedhje të votuesve me aftësi të kufizuara shikimi, prezantim ky i hartuar nga Forumi Kombëtar i të Rinjve të Verbër.

Prezantimi u bazua në gjetjet e “Raportit të Monitorimit mbi Pjesëmarrjen e Votuesve me Aftësi të Kufizuara Shikimi në Zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit 2021”, i cili u hartua nga një ekip i të rinjve me aftësi të kufizuara shikimi me mbështetjen dhe ndihmën e Prezencës së OSBE-së.
Prezantimi u pasua nga një diskutim i gjallë i pjesëmarrësve rreth përmirësimeve të nevojshme për heqjen e pengesave dhe ballafaqimin e sfidave, me të cilat përballen votuesit me aftësi të kufizuara shikimi gjatë proceseve zgjedhore. Ndër këto pengesa dhe sfida mund të përmendim qasjen e kufizuar në informacion dhe pamundësinë për të votuar në mënyrë diskrete dhe të pavarur. Veç kësaj, pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë me personelin e KQZ-së rreth ndikimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në pjesëmarrjen në votime të personave me aftësi të kufizuara shikimi, në veçanti të votuesve të rinj dhe atyre që votojnë për herë të parë.

Pas prezantimit të sotëm, anëtarët e Forumit planifikojnë që t’i vazhdojnë përpjekjet e tyre ndërgjegjësuese rreth të drejtave të personave me aftësi të kufizuara me partitë politike dhe aktorë të tjerë kryesorë, me synimin për të nxitur pjesëmarrjen sa më të gjerë të të rinjve me aftësi të kufizuara shikimi në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vend.

Në kuadrin e përpjekjeve të saj afatgjata për mirinformimin e votuesve që vijnë nga kategori shoqërore të…

Posted by OSCE Presence in Albania on Friday, September 17, 2021

Lexo më shumë nga

Rama: “Albanian Digital Solutions”, revolucion i ri digjital në administratën shqiptare

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e “Albanian Digital Solution” sh.a.

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Italia Strategjike — Ku është Shqipëria?

Kryetar i Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare (AIIS)

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: “Albanian Digital Solutions”, revolucion i ri digjital në administratën shqiptare

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e “Albanian Digital Solution” sh.a.