Kim takohet me Krajën: SPAK të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar, pavarësisht kush është

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim takohet me kreun e SPAK, Arben Kraja

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim thotë se SPAK do të hetojë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Pas një takimi që diplomatja amerikane pati me kreun e SPAK, Arben Kraja, thotë se do të ketë ndjekje penale pavarësisht sa i pasur, i fuqishëm apo cilës parti mund të jetë një individ apo subjekt.

“Takova kreun e SPAK, Arben Kraja për të theksuar pritshmëritë e SHBA që SPAK-u shqiptar do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar – pavarësisht sa të fuqishëm apo të pasur, pavarësisht me cilën parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj në BKH, SPAK po sjell më shumë rezultate çdo ditë.

Prej fillimit të 2021, SPAK ka hapur 264 çështje të reja (218 për korrupsion dhe 46 për krim të organizuar). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatave kanë konfirmuar konfiskimin e më shumë se 70 milion eurove, të cilat i kanë kaluar shtetit shqiptar. Hap pas hapi…“, mbyllet postimi i ambasadores amerikane.

Lamallari: Të ndahemi nga mendësia dhe politika e ashpër penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot një konferencë të nivelit të lartë me temë “E drejta për liri dhe…

Global 360

Osmani pret të ngarkuarën me punë të ShBA: Kosova e përkushtuar për paqe dhe siguri ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, njofton…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Lamallari: Të ndahemi nga mendësia dhe politika e ashpër penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot një konferencë të nivelit të lartë me temë “E drejta për liri dhe…