Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pret homologun nga Letonia, Artis Pabriks

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, takim me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Letonisë, Artis Pabriks.

Shqipëria mbetet një aleate e denjë e NATO-S dhe partnerëve strategjikë. Ky vullnet është theksuar nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjatë bisedës me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Letonisë, Artis Pabriks, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Peleshi vuri në dukje faktin se Shqipëria iu përgjigj menjëherë thirrjes së NATO-s dhe kontribuoi me trupa në kuadër të Prezencës së Përparuar të Përforcuar (eFP) të NATO-s, në kufirin e saj lindor, që prej vitit 2017. Ndërsa Kontingjenti shqiptar EOD mbetet i angazhuar krah për krah me forcat e Aleancës, si pjesë e Grup-batalionit shumëkombësh, të drejtuar nga Kanadaja.

Ministri Peleshi përmendi incidentin tragjik që ndodhi në “Kamp Adazi”, ku humbën jetën dy ushtarakët tanë, Major Klodian Tanushi dhe Nëntetare Zarife Hasanaj, ngjarje e cila forcoi edhe më shumë lidhjen midis dy vendeve.

Gjatë bisedës me homologun letonez, ministri i Mbrojtjes foli edhe për ngjarjet në Afganistan, ku Shqipëria vendosi të dalë në krah të SHBA,

“Vendi ynë mbështeti vendimin e NATO-s për të tërhequr trupat nga Afganistani. Sidoqoftë, duke pasur parasysh zhvillimin e fundit, ne nuk mund të bënim më shumë sesa të riafirmonim angazhimin tonë. Shqipëria është e gatshme dhe nuk ka asnjë hezitim për të përballuar pjesën e saj të barrës. Një peshë që, për mendimin tonë, duhet të mbahet gjithashtu nga vendet e tjera të Aleancës. Deri më këto ditë kanë gjetur strehim në vendin tonë mbi 600 qytetarë afganë dhe kemi shprehur qartë vullnet të plotë dhe gatishmërinë për të pritur edhe të tjerë në nevojë”.

Më tej, Ministri Peleshi u shpreh se thellimi i bashkëpunimit është çelësi për kapërcimin e vështirësive dhe përballjeve me sfidat e përbashkëta të sigurisë. Ai bëri me dije se u ra dakord për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë në arsimimin ushtarak dhe forcimin e marrëdhënieve midis Akademisë së Forcave të Armatosura dhe Kolegjit Baltik të Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë vlerëson dislokimin e forcave të armatosura letoneze në Misionin e KFOR-it, në Kosovë, si një kontribut të madh për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Sipas ministrit Peleshi, mbështetja e Kosovës në aspiratat e saj kundrejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, duke kontribuar në forcimin e paqes dhe sigurisë, inkurajon zhvillimin e rajonit dhe frenon zgjerimin e influencës të vendeve të tjera që sfidojnë demokracinë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Hysaj, lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Kombëtares

Elseid Hysaj është bërë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares kuqezi, duke arritur shifrën rekord prej 94…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Hysaj, lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Kombëtares

Elseid Hysaj është bërë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares kuqezi, duke arritur shifrën rekord prej 94…