Vuçiç: “Agjendë jeshile” për Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç publikon foto nga takimi me kryeministrat, Edi Rama dhe Zoran Zaev.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Takimi i tyre është mbajtur në prag të Samitit të Shkupit, ku tre liderët pritet të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.

“Ky është një hap i madh për të ardhmen. Bashkëpunimi politik dhe mes njerëzve sjell stabilitet dhe shumë gjëra të rëndësishme për të ardhmen e rajonit”, shprehet Vuçiç.

Me tej, Presidenti serb thotë se marrëveshjet do të kenë të bëjnë me “agjendën jeshile” në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të tërheqin më shumë investime dhe të krijojnë një treg të përbashkët.

Nga ana e tij, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev thotë se gjatë Forumit Ekonomik do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal që do të mbahet për herë të parë në Shkup.

“Shikimi ynë është përpara, për një të nesërme më të mirë, për zhvillim dhe rritje ekonomike dhe mirëqenie për popujt tanë”, shprehet Zaev në një postim në Facebook.

Sala takim me diasporën mjekësore në Nju-Jork: Lidhja me Shqipërinë të kthehet në bashkëpunime konkrete

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë vizitë së saj në Nju-Jork, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sala takim me diasporën mjekësore në Nju-Jork: Lidhja me Shqipërinë të kthehet në bashkëpunime konkrete

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë vizitë së saj në Nju-Jork, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…