Nis numërimi i fletëve të votimit nga Diaspora

Të pranishëm edhe Celibashi dhe përfaqësuesit e partive politike

KQZ: Pjesëmarrja në votime 42,17%, nga diaspora 79,24%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi përqindjen e të dhënave të pjesëmarrjes në votime për zgjedhjet parlamentare të 11 majit me raportimet nga 3020 qendra votimi nga 5225 në total.

Celibashi: Rezultatet paraprake të zgjedhjeve, jo më vonë se pasditja e së martës

Në një konferencë për medie, Celibashi u shpreh se tashmë qytetarët shqiptarë kanë votuar dhe votat gjenden në kutitë e votimit.

Gonzato nga Fieri: Marrëveshja kundër krimeve zgjedhore po zbatohet në mënyrën më të mirë të mundshme

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato vizitoi sot Prokurorinë e Fierit për t’u njohur nga afër me situatën zgjedhore, ndërsa i bëri apel shqiptarëve që të dalin të votojnë.

Zëdhënësja për zgjedhjet pranë PS apel qytetarëve të votojnë: Bëni detyrën tuaj qytetare

Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe, përmes një deklarate për mediet, përsëriti sot apelin ndaj qytetarëve për të marrë pjesë në votime.

KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes së votimit brenda vendit. Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në votime është 40,94%.

Topalli, thirrje qytetarëve të votojnë: Mos e nënvlerësoni zërin tuaj

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë dhe të mos nënvlerësojnë zërin e tyre.

De Biasi: Të gjithë që kanë në zemër kombin duhet të dalin të votojnë sot

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare Giani de Biasi ka votuar ditën e sotme në shkollën Kongresi i Lushnjës në kryeqytet duke qenë se ai mban edhe nënshtetësinë shqiptare.

Balluku-qytetarëve: Votoni dhe mos e çoni dëm

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit votoi sot në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, e shoqëruar edhe nga djali i saj, që është votues për herë të parë.

KQZ: Deri në orën 12:00 kanë votuar 21.90% e qytetarëve

Deri tani kanë votuar 312 214 zgjedhës në listën e Qendrave të Votimit të raportuara.