Celibashi: Rezultatet paraprake të zgjedhjeve, jo më vonë se pasditja e së martës

Në një konferencë për medie, Celibashi u shpreh se tashmë qytetarët shqiptarë kanë votuar dhe votat gjenden në kutitë e votimit.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi konfirmoi sot se nëse të gjithë do të respektojnë ligjin, rezultati paraprak i zgjedhjeve parlamentare do të jetë brenda afatit të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor, jo më vonë se pasditja e ditës së martë.

Në një konferencë për medie, Celibashi u shpreh se tashmë qytetarët shqiptarë kanë votuar dhe votat gjenden në kutitë e votimit.

Ndaj Celibashi u shpreh se “të gjithë duhet të kenë durimin të presin numërimin dhe vlerësimin e këtyre votave”.

Celibashi solli në vëmendje se pas mbylljes së procesit të votimit ka një fazë po kaq të rëndësishme ajo e procesit të numërimit dhe të vlerësimit të fletëve të votimit.

“Është një proces tepër i vështirë veçanërisht për ata numërues dhe komisionerë që do të angazhohen. E dimë shumë mirë se si realizohet ai proces, ndaj është me rëndësi të ketë qetësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët politike”, tha Celibashi.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve garantoi se KQZ ka krijuar të gjithë infrastrukturën që ky proces të monitorohet dhe vëzhgohet nga përfaqësues të partive politike, si dhe nga kandidatët të cilët e kanë të drejtën për të qenë prezentë gjatë numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit, por edhe vëzhgues të tjerë si medie.

“Besoj se nëse të gjithë do të bëjnë ato çfarë ligji ka përcaktuar për të bërë, në këtë rast ju do të keni rezultatin paraprak të zgjedhjeve brenda afatit të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor, pra jo më vonë se pasditja e ditës së martë”, tha Celibashi.

Sipas tij, “KQZ e konfirmoi me vendosmëri se nuk do të tolerojë asnjë rast apo iniciativë e cila shkon kundër integritetit të procesit të numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit”.

Po ashtu, Celibashi theksoi se ajo që të gjithë do të duhet të kenë vëmendjen është qetësia që partitë politike dhe udhëheqësit politikë duhet t’u krijojnë atyre që janë angazhuar në këtë proces, numëruesve dhe anëtarëve të komisionit.

“Është e këshillueshme dhe është në përputhje me detyrimin që kanë të gjithë për të respektuar kërkesat e ligjit, që deklarimet për rezultatet të cilat vijnë vetëm pas vlerësimit të votimit paraprakisht, nga përfaqësuesit politik janë pa asnjë lloj vlere dhe janë kontribute jo pozitive në mbarëvajtjen dhe integritetin e procesit”, u shpreh ai.

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…