800 ha tokë bujqësore e përmbytur në qarkun Shkodër, në rrugët malore kalimi me zinxhirë

Prefektura e qarkut Shkodër informoi sot mbi situatën në këtë qark gjatë orëve të fundit, ku ka pasur rritje të sipërfaqeve me prezencë të ujit.

848 banorë të evakuuar, 2800 hektarë nën ujë në qarkun Durres

Prefektura e Qarkut Durrës ka publikuar raportin e përditësuar mbi situatën e krijuar nga reshjet e shiut, duke bërë të ditur se gjendja hidrike në territor po shkon drejt normalizimit dhe nuk janë raportuar problematika të reja gjatë orëve të fundit.

Urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të fshatit Ferras në Fier

Ministria e Mbrojtjes urdhëroi sot evakuim të menjëhershëm të banorëve të njësisë administrative Ferras në bashkinë e Fierit, për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

IGJEO: Pritet rritje e niveleve në lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Seman

Instituti i Gjeoshkencës informoi se sipas llogaritjeve hidrologjike, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara dhe ditën e sotme, do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman.

Rama: Vijon riparimi i argjinaturave për të garantuar sigurinë e komuniteteve

Në zonat e rrezikuara nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit po vijon riparimi i argjinaturave dhe infrastrukturës së rëndësishme ujitëse e mbrojtëse.

IGJEO: Sot dhe nesër intensitet i lartë reshjesh, mundësi vërshimesh në zonat urbane

Instituti i Gjeoshkencave informoi se pasditen e sotme dhe nesër shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente rë shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.

26 miliardë euro dëmet nga përmbytjet në Gjermani

Dëmi i shkaktuar nga përmbytjet vdekjeprurëse në korrik në Gjermani ka të ngjarë të tejkalojë 26 miliardë eurot (30,6 miliardë dollarë), thanë zyrtarët.