Rama: Vijon riparimi i argjinaturave për të garantuar sigurinë e komuniteteve

Në zonat e rrezikuara nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit po vijon riparimi i argjinaturave dhe infrastrukturës së rëndësishme ujitëse e mbrojtëse.


Në zonat e rrezikuara nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit po vijon riparimi i argjinaturave dhe infrastrukturës së rëndësishme ujitëse e mbrojtëse.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna në terren në disa bashki, ku po kryhen ndërhyrje përforcuese për të evituar rrezikun nga përmbytjet.

Kryeministri theksoi se ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit janë në bashkërendim të plotë me Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet lokale po punojnë për të garantuar sigurinë e komuniteteve dhe zonave të prekura.

Rama ndau momente nga puna në terren në lumin Devoll, lumin Dunavec, në lumin Kalasë pranë Urës së Vanës, kanali kullues që përshkon Akërninë, Novoselën, Alibanin, riparimi i urës së Belit-Metoq, si dhe nga ndërhyrja e batalionit të Xhenios në Sarandë, Finiq, Maliq, Laç dhe Bovillë.

Partia Demokratike kërkoi sot shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje të disa tokave bujqësore, duke shkaktuar dëme për fermerët.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…