IGJEO: Pritet rritje e niveleve në lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Seman

Instituti i Gjeoshkencës informoi se sipas llogaritjeve hidrologjike, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara dhe ditën e sotme, do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman.


Instituti i Gjeoshkencës informoi se sipas llogaritjeve hidrologjike, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara dhe ditën e sotme, do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman.
Sipas IGJEO-s rrezik të shtuar për përmbytje në vazhdim të ditës së sotme do të ketë lumi Vjosë, lumi Drin-Buna dhe liqeni i Shkodrës, ndërsa prej ditës së nesërme, e premte 9 janar, pritet rënie e prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë.
Sot dhe nesër reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat në veri, lindje dhe juglindije të territorit.
Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugore.
Ndërkohë që në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, teksa në Dibër priten reshje mesatare. Në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata.

Në veri, lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 300 metra nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Të premten temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 2 / 12 °C, në vendet e ulëta: -2 / 9 °C dhe në vendet malore: -6 / 6 °C.
Era sot dhe nesër pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

Lexo më shumë nga

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…