
Tag: Ministria e Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në një takim zyrtar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
“Defender Europe 25” përfshin një sërë aktivitetesh luftarake të shkallës së gjerë, që shtrihen në disa vende të Evropës dhe është ndërtuar sipas skenarit të Nenit 5 të NATO-s, që simulon mbrojtjen kolektive të aleatëve.
Anija P-134 “Butrinti”, pjesë e misionit në Detin Egje, realizoi një stërvitje në ujërat ndërkombëtare me anijen flamurtare gjermane A1437 “PLANET” me synim përmirësimin e manovrimit të përbashkët dhe forcimin e bashkëpunimit detar.
Investimi në kapacitetet njerëzore është prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes, bazuar në objektivin për forcimin e sigurisë kombëtare.
Shqipëria riafirmoi përkushtimin e saj ndaj sigurisë kolektive dhe kohezionit të Aleancës
Kreu i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer vizitoi edhe Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e Forcave të Armatosura, ku u prit nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtnat Arben Kingji.
Ish-Uzina e Autotraktorëve në Tiranë do të rigjallërohet në funksion të Industrisë Ushtarake për prodhimin e uniformave dhe montimin e mjeteve të blinduara, transportuesve të artilerisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishin sot në Zall-Herr, në prezantimin e arritjeve dhe sfidave të së ardhmes në fushën e mbrojtjes në 16-vjetorin e hyrjes në NATO.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se marrëveshja për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes që u firmos mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë në Tiranë është një aleancë e natyrshme midis tre vendeve që përballen me kërcënime të ngjashme për sigurinë e tyre.
Rritja e buxhetit të mbrojtjes, e reflektuar edhe në trajtimin financiar të ushtarakëve, ka nxitur interesin e të rinjve për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura, të cilët mund t’i shërbejnë atdheut në misionet e sigurisë dhe Mbrojtjen Civile.









