Vengu: Investime në modernizimin e flotës ajrore sipas standardeve të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet sot në Bazën Ajrore të Farkës ku vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes (RSM) me fokus investimet në modernizim.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet sot në Bazën Ajrore të Farkës ku vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes (RSM) me fokus investimet në modernizim, vlefshmërinë ajrore sipas standardeve të NATO-s dhe arritjen e objektivave të vendosura në Samitin e Hagës.

Vengu theksoi se tre prioritetet kryesore janë modernizimi i flotës, pajisjeve, teknologjisë dhe armatimit, që nga meteorologjia deri tek sistemet e mbrojtjes kundërajrore.

Zhvillimi i infrastrukturës në bazat ajrore në Gjadër, Rinas, Farkë, Kuçovë dhe Vlorë, për të rritur sigurinë dhe efektivitetin e Forcës Ajrore në misione ushtarake dhe të mbrojtjes civile.

Si dhe zhvillimi dhe specializimi i burimeve njerëzore me rihapjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë dhe trajnimin e gjeneratës së re të pilotëve, teknikëve të bordit, kontrollorëve dhe ekspertëve të sistemeve pa pilot.

“Të gjitha këto mbështetur në, infrastrukturë të re, rritje të trajtimit financiar dhe promovim të karrierës ushtarake për të rinjtë shqiptarë”, nënvizoi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Gjithashtu, theksoi ministri, vijon puna me të gjitha komandat, strukturat operacionale dhe partnerët ndërkombëtarë, për të ndërtuar një Forcë Ajrore moderne, efikase dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes.

Burimi ATSH

“Ekonomia shpëton Luginën”

Sot në Bujanoc u zhvillua Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën”. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi u përfaqësua nga…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Ekonomia shpëton Luginën”

Sot në Bujanoc u zhvillua Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën”. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi u përfaqësua nga…