
Tag: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Berlin, zhvilloi një takim me Viorel Gutu, zëvendësdrejtor Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore pranë FAO.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani, mori pjesë në takimin me partnerët evropianë në kuadër të projektit “EU4FoodSafety”, një ndër nismat më strategjike për përmbushjen e Kapitullit 12 të negociatave të anëtarësimit.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se po vijon shpërndarja e bazës ushqimore për gjënë e gjallë në zonat e prekura nga reshjet intensive të ditëve të fundit, pas verifikimeve të kryera në terren dhe vlerësimit të nevojave të evidentuara nga strukturat përgjegjëse.
Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri deklaroi sot se ka nisur evidentimi i dëmeve në zonat e përmbytura në vend.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ishte sot në bashkitë Dimal dhe Kuçovë, së bashku me kryetaren e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, dhe kryetarin e Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, ku po ndjek nga afër situatën e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me kryetaren e bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, vizituan sot fermën e fermeres Flora Brozi në Mamurras.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se situata e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit po shënon përmirësim të ndjeshëm, si pasojë e uljes së reshjeve gjatë 24 orëve të fundit, por edhe punës së kryer nga strukturat e emergjencave në terren.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur sot se situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi sot se të gjithë strukturat e ministrisë, bashkë me bordet e kullimit dhe veterinarinë, janë angazhuar në terren për evakuimin e bagëtive të rrezikuara nga përmbytjet, me qëllim parandalimin e dëmeve në sektorin e blegtorisë dhe bujqësisë nga moti me reshje intensive të shiut.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe kryetaren e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ndodhen në terren në Durrës për të ndjekur nga afër menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit.









