Spiropali në Bullgari takim me Kryeministrin Jeliazkov: Mbështetje për anëtarësimin në BE

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, në datat 9-10 korrik po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, ku do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit: Presidentin Rumen Radev, Kryeministrin Rosen Jeliazkov dhe Kryetaren e Parlamentit Nataliya Kiselova.

PE miraton Rezolutën për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit në datën 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), Parlamenti Europian miratoi sot, datë 9 korrik, në seancë plenare në Strasburg, raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024.

Spiropali: SPAK dhe GJKKO i kanë dhënë më shumë legjimitet procesit të anëtarësimit në BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mbajti sot fjalën në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies Organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes”.

Spiropali takim me kandidatin për drejtor të UNESCO-s: Në fokus mbrojtja e trashëgimisë kulturore

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Khaled El-Enany, ish-ministër për Turizmin dhe Antikitetin i Egjiptit, kandidat për drejtor të përgjithshëm të UNESCO-s.

1 vit pa Kadarenë, Spiropali: Ikonë që do të mbetet dëshmi e mendjes dhe e shpirtit shqiptar

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, organizoi sot aktivitet përkujtimor për shkrimtarin Ismail Kadare.

Bashkëpunim intensiv midis Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Fuat Oktay

Projektligji për markat tregtare, Rama: Garanton treg të ndershëm dhe siguri ligjore

Në Komisionin për Çështjet Ligjore u shqyrtua sot projektligji “Për Markat Tregtare”, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi.

Spiropali: Ekspertiza e Avokatit të Popullit, burim i vyer për këshillimin e reformave legjislative dhe administrative

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në ceremoninë e 25-vjetorit të krijimit të Avokatit të Popullit, mbajtur në Pallatin e Brigadave, theksoi rëndësinë e këtij institucioni në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e mekanizmave demokratikë të kontrollit.

Spiropali: Programi i Kuvendit “Punishtja e Demokracisë” i njeh të vegjlit me funksionet parlamentare

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali pati një mëngjes ndryshe sot, teksa priti në zyrën e saj një grup vogëlushësh të kopshtit.

Prezantohet portali e-Legjislacioni, Spiropali: Modernizon procesin legjislativ, rrisim transparencën

Kuvendi i Shqipërisë organizoi sot një takim për prezantimin e portalit e-Legjislacioni.