
Tag: Kina
Nankin, ky qytet historik përgjatë brigjeve të lumit Jance, është kthyer në këto ditë nëntori të vitit 2025 shtëpia e Dialogut Global të Kryetarëve të Bashkive, që është një platformë e cila mbledh drejtuesit e pushtetit vendor nga dhjetëra vende për të diskutuar mbi qeverisjen urbane, zhvillimin e qëndrueshëm, rolin e bashkëpunimit ndërqytetas, etj.
Në shkurt të vitit 2021, Kina shpalli një fitore të plotë në betejën e saj kundër varfërisë, duke arritur këtë moment historik dhjetë vjet përpara objektivit të Agjendës 2030 të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm. Kina midis viteve 1980 dhe 2020 nxori nga varfëria rreth 800 milionë njerëz, duke kontribuar gjatë kësaj periudhe në rreth 75 përqind të reduktimit të varfërisë globale.
Kina ka protestuar në Parlamentin Evropian, lidhur me pjesëmarrjen e politikanëve “separatistë të Tajvanit” në “samitin e Aleancës Ndërparlamentare” në ndërtesën e Parlamentit Evropian
Zëvendësministri i Jashtëm kinez Sun Weidong thirri të enjten ambasadorin japonez në Kinë, duke shprehur shqetësime serioze mbi komentet e gabuara të kryeministres japoneze Sanae Takaichi në lidhje me Kinën.
Plani Master për Ndërtimin e Portit të Tregtisë së Lirë të Hainanit është pjesë e një plani më të gjerë strategjik të iniciuar pesë vjet më parë nga Presidenti Xi Jinping, për të liberalizuar dhe lehtësuar tregtinë dhe investimet, me synimin e hapjes së mëtejshme të vendit për të lehtësuar më shumë lëvizjen e njerëzve, të mallrave dhe të kapitalit.
Bashkëshortja e kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping, Peng Liyuan dhe Mbretëresha e Spanjës Letizia Ortiz Rocasolano që shoqëron Mbretin e Spanjës Felipe VI për vizitën shtetërore në Kinë, kanë bërë së bashku një vizitë në qendrën shembullore të shërbimeve për persona me aftësi të kufizuara të Pekinit.
Ceremonia ju mbajt në Guangzhou të provincës Guangdong të Kinës Jugore.
Xi Jinping, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, President i Republikës Popullore të Kinës dhe Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, theksoi së fundmi gjatë turit të tij të inspektimit në Guangdong se Guangdong, si një zonë pioniere, pararendëse dhe eksperimentale për reformën dhe hapjen, duhet të studiojë, publikojë dhe zbatojë plotësisht frymën e Sesionit të Katërt Plenar të Komitetit të 20-të Qendror të PKK-së.
Viti 2025 shënon 80-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez Kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore, si dhe 80-vjetorin e rikthimit të Tajvanit. Kohët e fundit, seria e reportazheve speciale me pesë episode “Ishulli i Thesarit Rifiton Lavdinë”, prodhuar nga CGTN, u transmetua dhe mori vlerësime të gjera.
Ekspozita e tetë Ndërkombëtare e Importit të Kinës, e cila po zhvillohet në Shangai nga data 5 Nëntor deri në datën 10 Nëntor, ka tërhequr më shumë se 4100 ekspozues të huaj, përfshirë kompanitë kryesore globale









