
Tag: KESH
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESh) bëri të ditur sot se prodhimi ditor në tre HEC-et e kaskadës së lumit Drinit është 26.000 MWh, ndërkohë që vijojnë shkarkimet nga HEC-et e Komanit, Fierzës dhe Vaut të Dejës.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bëri të ditur sot se prodhimi ditor në tre HEC-et e kaskadës së Drinit është 24,000 MWh, ndërkohë që vijojnë shkarkimet nga HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare thekson se do të vijojë monitorimin e situatës dhe informimin transparent të opinionit publik dhe të autoriteteve përgjegjëse.
Një nga projektet më të rëndësishme energjetike në Ballkanin Perëndimor, zgjerimi i linjës së transmetimit 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në zbatim me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) është drejt përfundimit.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për një projekt të avancuar në digjitalizimin e menaxhimit të ujërave në kaskadën e Drinit dhe integrimin e kapaciteteve të ruajtjes së energjisë.




