
Tag: Julian Hodaj
Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, tha se ndryshimet që sjell Akti Normativ për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme, përmes 10 neneve, kanë për qëllim rritjen e eficiencës dhe përgjegjshmërisë në inspektimin e territorit.
Në mbledhjen e Asamblesë së Shoqatës së Shefave të Policisë të Evropës Juglindore (SEPCA) që zhvilloi punimet sot në Berat, Hodaj vlerësoi se ky “është një rast i volitshëm për të shkëmbyer përvojat dhe për të ndarë idetë lidhur me mënyrat efikase të luftës kundër fenomeneve kriminale”.
Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj mori pjesë sot në punimet e Konferencës së Ministrave të Brendshëm të Forumit të Salzburgut, që u zhvillua në Zagreb (Kroaci).
Zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj thotë se është rritur perceptimi i qytetarëve për nivelin e sigurisë në vend dhe gjatë vitit 2024 është ulur numri i vrasjeve.



