Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale, shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha e cilëson shërbimin konsullor për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, një histori suksesi të lidhur jo vetëm me transformimin teknologjik, por edhe me transformimin e mënyrës, cilësisë dhe shpejtësisë së shërbimit.

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar sot lidhur me deklaratat e kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiç, për përfshirjen e pretenduar të zyrtarëve nga “të paktën dy vende të rajonit” në veprimtari të koordinuara hibride.

Hoxha: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi parësor, do të reformojmë më tej Shërbimin e Jashtëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha bëri sot të ditur prioritetet e diplomacisë shqiptare për muajt e ardhshëm, në kuadër të seminarit të Qeverisë që u zhvillua në Pogradec.

Hoxha pret drejtuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës: Të drejtat e shqiptarëve, prioritet i aksionit tonë diplomatik

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë, drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë në Luginën e Preshevës, deputetin Shaip Kamberi, kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila thekson ai i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen.

Hoxha: Të rinjtë janë bashkëkrijues të së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha vlerësoi sot rolin e të rinjve në zhvillimin e Shqipërisë dhe procesin e integrimit evropian, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Hoxha i përgjigjet Djuriç: E ardhmja e rajonit nuk ndërtohet me kërcënime, por me dialog

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha reagoi sot ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Djuriç, për lumin Ibër, duke theksuar nevojën për dialog, besim dhe bashkëpunim në rajon.

Hoxha reagon ndaj Vuçiçit: Shqipëria kundër çdo ndryshimi të njëanshëm të rrjedhës së lumit Ibër

Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme Ferit Hoxha reagoi sot ndaj deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër

Hoxha: Konsullata serbe në Shkodër nuk cenon sovranitetin, prania shqiptare në Bujanoc i shërben interesit kombëtar

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër nuk rrezikon sovranitetin e Shqipërisë, deklaroi ministri i Jashtëm Ferit Hoxha.

Hoxha: Nuk ka ende dakordësi për konsullatë serbe në Shkodër dhe shqiptare në Luginën e Preshevës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi sot në lidhje me deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, për mundësinë e hapjes së një konsullate serbe në Shkodër.