Begaj: Investimet në mbrojtje dhe partneriteti me NATO-n, kyçe për sigurinë kombëtare

Presidenti Bajram Begaj ndoqi nga afër finalizimin e stërvitjes “Mburoja e Arbrit 2026” të Grup-Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë që u zhvillua në Bizë, i cili u certifikua “I aftë për mision” sipas standardeve të NATO-s.


Presidenti Bajram Begaj ndoqi nga afër finalizimin e stërvitjes “Mburoja e Arbrit 2026” të Grup-Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë që u zhvillua në Bizë, i cili u certifikua “I aftë për mision” sipas standardeve të NATO-s.

Në fjalën përshëndetëse që mbajti në këtë ceremoni, Begaj e vlerësoi certifikimin si dëshmi të progresit të Forcave të Armatosura, përgatitjes së lartë, disiplinës e profesionalizmit dhe si një standard që duhet ruajtur.

“Sot, këtu në Bizë, ju dëshmuat jo vetëm përgatitje të lartë taktike, por edhe rezistencë e karakter të fortë ushtarak. Ju treguat aftësinë për të planifikuar, për të koordinuar dhe për të vepruar në një mjedis kompleks operacional”, tha Begaj.

Sipas tij, gatishmëria ushtarake ndërtohet çdo ditë përmes stërvitjes dhe profesionalizmit.

Si Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Kreu i Shtetit theksoi se në kontekstin e sfidave të sigurisë, përfshirë luftën në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, kërcënimet hibride, sulmet kibernetike dhe dezinformimin, rreziqet prekin dhe rajonin tonë, ndaj nevojitet forcimi i mbrojtjes që të garantohet siguria kombëtare

“Ringjallja e nacionalizmit, retorika përçarëse, tensionet etnike dhe përpjekjet e aktorëve keqdashës për të shfrytëzuar dobësitë tona mund të cenojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit. Pikërisht për këtë arsye, ne duhet të investojmë te siguria përpara se pasiguria të trokasë në dyert tona. Paqja nuk ruhet me pasivitet apo thjesht vetëm me deklarata. Ajo mbrohet me gatishmëri, stërvitje, me aleanca të qëndrueshme dhe me një Forcë të Armatosur të mirëpajisur dhe të përgatitur”, theksoi Begaj.

Një rëndësi të veçantë në këtë përshëndetje Presidenti i Republikës i kushtoi partneritetit me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, duke theksuar se Forcat e Armatosura janë të afta të kontribuojnë përkrah aleateve dhe aty ku kërkohet.

“Të jesh vlerësuar “I aftë për mision” nuk është një titull që mbetet në arkivat e një stërvitjeje. Është aftësia reale për t’u dislokuar dhe për të vepruar me efikasitet operacional kudo dhe kurdo që kërkohet, përkrah aleatëve tanë”, tha Begaj.

Kreu i Shtetit risolli në vëmendje dhe investimet në industrinë e mbrojtjes, për modernizimin e strukturave, zhvillimit të kapaciteteve ushtarake, infrastrukturës dhe garantimit të sigurisë kombëtare.

“Arritjet e Forcave tona të Armatosura nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e palëkundur të aleatëve tanë në NATO. Dua të vlerësoj në mënyrë të veçantë partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbështetja amerikane ka qenë e vazhdueshme dhe përcaktuese për rritjen e kapaciteteve tona mbrojtëse”, tha Begaj.

Me këtë rast, Begaj i përcolli një mesazh të veçantëmirënjohjeje Gardës Kombëtare të New Jersey-t, përmes Komandantes, Gjeneral Brigade Yvonne L. Mays, e cila ishte e pranishme në këtë ceremoni.

Në fund të fjalës, Kreu i Shtetit garantoi ushtarakët se si Presidenti i Republikës dhe si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura do të mbështesë çdo nismë që përmirëson kushtet e shërbimit, karrierës, mirëqenies së ushtarakëve dhe familjeve të tyre.

Burimi ATSH

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…